Vasilika Hysi ka bërë një përmbledhje të gjithë rrugëtimit të saj në politik, teksa është vlerësuar maksimalisht nga kryeministri Edi Rama për kontributin e saj. Edhe Hysi, njësoj si Gjermeni ka rrëfyer se ka hezituar fillimisht të pranojë ftesën.
Hysi: Kur ka rënë telefoni atë ditë, lexoj Edi Rama thashë bobo, do reagonte për ndonjë deklaratë, mendova se si do kishte merak për ndonjë çështje dhe kur tha për një kafe, thashë po mirë. Dhe më tha meqë lufton kaq shumë të luftosh nga brenda, u çudita, por që ajo ditë nuk kam qenë e qetë. Ajo që kisha menduar unë për politikën më ra dhe thashë ishalla s'më merr më. Këmbënguli fort dhe më mori. Më tha "mos ndrysho". Më erdhi shumë mirë që këtë e dëgjova dhe për Luljetën, ka nevojë për njerëz që nuk janë të gjithë e njëjta prerje", tha Hysi.
Rama: Kam dëgjuar, "obobo", s'mund të bëhem unë dot ashtu. Unë iu thashë që PS të bëhet si ju, jo ju si PS në sensin e shablloneve, por del "sot më e gatshme për t'u bërë risi e PS seç ishte herë, je çliruar nga makthet e Komitetit të Helsinkit. Po del jo e transferuar negativisht", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama lule grave të PS për 8 mars, buqetat më të mëdha për Hysin dhe Gjermenin që largohen nga politika: U tërhoqët plot klas (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al