TIRANË- Partia Socialiste e ka renditur të 24 në listat për Tiranën dhe Ylli Shehu i premton se do të marrë 12 mijë vota. I ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, ai është shprehur i bindur se do të marrë mandatin teksa shton se konsideron asnjë kandidatë të fortë përballë tij.
"Do marr mbi 12 mijë vota në qarkun e Tiranës, ndoshta do të ketë edhe surpriza dhe mund të marrë edhe më shumë. Pjesa e votave të mia, të gjithë ata që i njoh personalisht e kanë të qartë se si i marr, jo se kam bërë ndonjë ëoë, por është një mbështetje familjare, personale. Nuk kam kandidatë të fortë përballë", tha ai.
Pika e fortë e tij janë emigrantët. Madje, Shehu ka shtuar se kanë qenë pikërisht ata që e kanë vënë përpara përgjegjësisë për të kandiduar, pavarësisht renditjes se ku ndodhet në listë.
"Kam pasur kontakte të shumë jo vetëm në Tiranë, por edhe emigrantët jashtë. Pika më e fortë është Londra dhe kam shumë emigrantë pranë, ato kanë gjetur një mbështetje te unë dhe po më japin një suport nga atje. Sapo u dorëzua lista, nuk e merrte parasysh njeri numrin se ku jam ii renditur, kanë shumë besim. Kanë qenë ata që unë kam marrë këtë vendim. Kam pasur më shumë një imponim për të kandiduar, jo vetëm ata, por edhe qytetarët në Tiranë", përfundoi Shehu.
Ylli Shehu hyri në Kuvend si deputet i opozitës së re nga listat e LSI-së, pas djegieve të mandateve në bllok nga opozita.
Ti je cop mishi me dy sy, je nga ajo rrac deputetesh (shumica ne parlament) qe i bete njerezit te ikin. Shame on you, and the rest that are like you.
Përgjigju