Fuat Vjerdha

I aftë, i drejtë dhe i ndershëm, ja pse KPA riktheu në detyrë gjyqtarin që votoi kundër Dritan Dajtit, shkalla e parë gaboi me shkarkimin

24 Dhjetor 2020, 17:35| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 17:47

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, si rrallëherë, ka vendosur të rikthejë në detyrë gjyqtarin e Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, cili e kishte shkarkuar gjyqtarin nga detyra. Fuat Vjerdha ka votuar kundra heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. Gjyqtari Vjerdha u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në qershor të vitit 2019, me argumentin nuk ishte bindës në justifikimin e pasurisë, kishte mangësi profesionale, shkelje procedurash, gjykim të dobët se kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia. Kolegji i Apelimit, në vendimin e datës 23 tetor 2020, i ka hedhur poshtë këto konstatime, duke konluduar se gjyqtari, përkundrazi, është i drejtë, i ndershëm sa i takon pasurisë dhe i aftë profesionalisht.

Sipas Kolegjit, pasaktësitë në deklarimin e pasurisë nga gjyqtari nuk mund të konsiderohen deklarim i pamjaftueshëm, për sa kohë për sa kohë që nuk shoqërohen me mungesë të burimeve të ligjshme për të financuar të gjitha shpenzimet e pasuritë e krijuara në vite.

“Kolegji vlerëson se konkluzioni i Komisionit në lidhje me këtë kriter nuk është pasojë e analizimit në mënyrë të drejtë e të gjithanshme të të gjitha fakteve e provave që kanë rezultuar nga hetimi administrativ dhe as i mbështetur në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që rregullojnë kontrollin dhe vlerësimin e këtij kriteri”, thuhet në vendim.

Për notën negative të KPK sa i takon aftësive profesionale, Kolegji mendon se nuk është e drejtë.

“Lidhur me kontrollin e kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale Kolegji, pasi analizoi të gjitha gjetjet e paraqitura në vendimin e Komisionit objekt shqyrtimi, arriti në konkluzionin se qëndrimi i Komisionit në lidhje me kontrollin e këtij kriteri nuk është rezultat i vlerësimit të drejtë dhe në harmoni me dispozitat ligjore në fuqi të gjetjeve të konstatuara. Kolegji konstaton se disa prej tyre përfaqësojnë vlerësime e qëndrime në kapërcim të objektit të organeve të rivlerësimit lidhur me kontrollin e këtij kriteri, përpos gjetjeve që u konstatuan të pambështetura në ligj dhe fakte sipas vlerësimit të trupit gjykues”, thuhet në vendim.

Në vendimin e shkarkimit, KPK, sa i takon aftësive profesionale, analizonte edhe rastin e lehtësimit të akuzës ndaj vrasësit famëkeq Sokol Mjacajt, i dënuar me 10 vjet burg nga shkalla e parë për bashkëpunim në vrasjen e një 13 vjeçari në vitin 2010. Apeli ku ishte edhe Vjerdha ia uli dënimin në 4 vite. Sokol Mjacaj, pasi fitoi lirinë, vrau dy turistët çekë për t’i grabitur. Megjithatë, Kolegji, mendon gjyqtari nuk ka qenë relator i çështjes. Kolegji nuk e shfajëson plotësisht gjyqtarin Vjerdha, por pohon se pesha e në këtë çështje nuk është e tillë, sa për të dalë në konkluzionin se gjyqtari ka cenuar besimin e publikut.

“Kolegji gjithashtu e gjeti të padrejtë qëndrimin e Komisionit dhe si një vlerësim sipërfaqësor e të paargumentuar të rrethanave të konsideruara se kanë shërbyer si bazë për mbajtjen e këtij qëndrimi. Kolegji konstaton se në çfarëdo vlerësimi të këtyre rrethanave, ato nuk mund të shërbejnë si një bazë e mjaftueshme dhe e vlerësueshme për të konkluduar se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendim.  

 Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për rikthimin në detyrë të gjyqtarin e Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha
 

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • toni: 25/12/2020 00:17

    Nje gjyqtar i mrekullushem nga ana profesionale.Si njeri, familjar, zotni nga familjet me te ndershme te Shkodres. Bravo KPA.

    Përgjigju
  • Toni: 24/12/2020 18:49

    Nqs ka gjyqtar me integritet dhe te afte ne vendin tone , eshte Z.Fuat Vjerdha. Gjyqtar profesionist dhe I ndershem. Bravo KPA, qe e rikthyet ne detyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?