Prokurori Elvin Gogaj

I aftë profesionalisht dhe nuk fshehu pasurinë, KPA kthen në detyrë prokurorin Elvin Gogaj

18 Nëntor 2020, 12:57| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 14:19

  • Share

Komisioni i Posaçëm i Apelit (KPA) ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin Elvin Gogaj, i cili ishte drejtues i prokurorisë së Apelit Shkodër.

Gogaj, është prokurori i parë që kthehet në detyrë, pas vendimit të pezullimit që kishte marrë Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.

Në fakt ky komision pezullonte Gogajn nga detyra e drejtuesit të prokurorisë së Apelit Shkodër, dhe urdhëronte që ai të vijonte për 1 vit shkollën e magjistraturës, pasi komisioni gjatë shqyrtimit të disa ankesave nga njerëz anonimë, ka konstatuar mangësi profesionale, ndaj dhe urdhëroi që të kthente në shkollë prokurorin.

Por gjatë zhvillimit të studimit, kundër vendimit të prokurorit Gogaj, ushtroi ankim në KPA komisioneri publik i cili kërkonte shkarkimin e Gogaj nga detyra e prokurorit, pasi sipas komisionerit publik nuk justifikonte 6 mijë euro pasuri.

Në fakt gjatë seancës gjyqësore, kolegji ka shqyrtuar me përpikmëri të gjitha dokumentat, ku ka rezultuar se Elvin Gogaj nuk kishte kryer fshehje të pasurisë.

Për më tepër ishte në rregull në aspektin profesional dhe atë të kriterit pasurur. Gogaj, tashmë pritet të kthehet në vendin e tij të punës, atë të drejtuesit të Apelit të prokurorisë së Shkodrës.

Ky është rasti i dytë pas gjyqtarit Fuat Vjerdha, që KPA vendos të rikthejë në detyrë juristë të ndershëm dhe profesionistë të cilët ishin pezulluar me vendim të KPK-së.

Gogaj, në karrierën e tij ka shërbyer si drejtues i disa prej prokurorive më të rëndësishme të vendit, si drejtues në Vlorë, Fier, Burrel, Elbasan, Kurbin dhe së fundmi ishte drejtues në Shkodër.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 18/11/2020 22:33

    Si mundet që një trupë juristësh në KPK, që nuk kanë bërë një hetim apo gjykim në jetën e tyre, t’i thonë një prokurori pas njëzet vitesh në detyrë që je i paaftë...dhe mbështetur kjo në ankime anonime?! Vendimi i KPA-së është thjesht drejtësi.

    Përgjigju
  • Anoni: 18/11/2020 19:12

    Po ca hyne INA ketu mo njerz ervinit nuk ju bo qoke po fitoj te drejten e tij

    Përgjigju
  • ola: 18/11/2020 14:33

    madam ina u bo telef tu bo qoka...paska pas te drejte birisha, pune bulevardi !!!

    Përgjigju
  • anonim paemer: 18/11/2020 13:32

    Hahahaha.Ina e njeh qe heret, natyrisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?