I pari majtas me rreth te kuq Dashamir Xhika gjatë takimeve të LSI dhe në sallën e gjyqit

Politikë
Top 24

I akuzuar për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, Dashamir Xhika në krah të Kryemadhit (FOTO)

22 Korrik 2019, 22:12| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 22:54

  • Share

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pasditen e sotme ishte në Elbasan në një takim me strukturat. E ndërsa retorika e kryetares së LSI-së ishte e njëjtë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e Dashamir Xhikës krah Kryemadhit në takimin me strukturat. Dashamir Xhika është ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017.

Ai u arrestua më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për rrugën e Gjinarit, por masa u ndryshua dhe u hetua në detyrim paraqitje. Xhika dhe zyrtari tjetër i ARRSH-së, Andi Toma u arrestuan dhe akuzuan se abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.

Po në 2018 pas disa muajve burg, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e liroi Xhikën më 23 korrik, vendim që u mor në fshehtësi. Në vendim thuhej se Xhika mund të gjykohej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.

Por në 1 shator të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të rikthejë në burg, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Megjithatë në 23 nëntor të 2018 Gjykata e Shkallës së Parë ndryshoi masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ dhe më pas e la në 'detyrim paraqitje'.

Gjatë hetimeve për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar, Xhika u hetua edhe për rrugën Tiranë-Elbasan dhe dosja përfundoi në gjykatë në datë 8 mars të këtij viti. Në dosjen penale të prokurorisë, Xhika është i pandehur me dy persona të tjerë zyrtarë të ARRSH Aksel Qorduka dhe Albens Alite, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh të paligjshme, gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar një dëm financiar në buxhetin e shtetit prej 36.8 milion dollarë.

E ndërsa dosja është në gjykatë, Xhika është në masën detyrim paraqitje duke vijuar i qetë aktivitetin politik në krah të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila në deklaratat e saj publike e ka mbrojtur duke deklaruar se u arrestua politikisht.

I pari majtas me rreth te kuq Dashamir Xhika

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ANTIKAPAK REXHEP LEKA [ KEPI ]: 23/07/2019 08:23

    Ore dihet se kush është fshatarja me intelekt 0 monika buçe fallxhore. Për popullin Shqiptar është diskretitim që mbajn figura të tilla në politik. Njerëz si familja më e uryer e Shqiptarve si familja meta e kan vëndin në burg.

    Përgjigju
    • O tej: 23/07/2019 16:48

      Eshte familja Meta me simpatikja ne bote.Ja kalojne dhe shimpazese

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?