Domart Konjari

Kronikë

I akuzuar për drejtimin e një grupi kriminal të trafikut të kokainës dhe heroinës, 'Apeli' dënon në mungesë me 15 vite Domart Konjari

7 Tetor 2021, 11:57| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 12:03

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. 

Konjari prej disa vitesh në kërkim, u gjykua edhe në Apel në mungesë, për drejtimin e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe heroine. 

Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca.

Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij, duke krijuar një sërë reagimesh për vendimin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?