Falsifikoi dokumentet për t’u bërë pjesë e trupës së KPA, Luan Daci në gjykatë për herë të dytë, gardisti i mban çantën (VIDEO)

9 Nëntor 2020, 12:01| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 16:28

  • Share

TIRANË - Nën shoqërinë e truprojës, punonjës i Gardës së Republikës i cili i mbante çantën, anëtari i Kolegjit të Apelimit Luan Daci është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme.

Daci u përball këtë seancë me dëshmitarët e thirrur nga prokuroria mes tyre përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të cilët kanë administruar dosjen e tij gjatë kandidimit për në KPA.

Pas përfundimit të administrimit të provave dhe ballafaqimit me dëshmtarët ku një seancë më herët Daci u përball edhe me denoncuesit e tij, seanca për paraqitjen e pretencës u shty për të enjten në ora 13:00.

Luan Daci i cili ka falsifikuar dokumentet kur aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA, u denoncua nga prokuror e gjyqtarë të shkarkuar nga vetë ai, mes tyre Ervin Metall, Besnik Cani dhe Antoneta Sevdari.

Gardisti i mban çantën në hyrje të gjykatës, Luan Dacit

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?