Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryeplakun e Bërxullës

25 Prill, 11:05| Përditesimi: 25 Prill, 20:29

  • Share

Agim Loci, ish kryeplaku i fshatit Bërxullë, është dërguar për gjykim në GJKKO për blerje votash.

Ai akuzohet se në zgjedhjet e 14 majit 2023 ai i ka ofruar 10 mijë lekë të reja një qytetari për të votuar ‘Bashkë Fitojmë’ të koalicionit Berisha-Meta, ku vajza e tij ishte kandidate për këshilltare bashkiake.

Vajza e tij, Aishe Loci, ishte e 10-ta në listën e ‘Bashkë Fitojmë’ dhe nuk ka fituar si këshilltare.

Agim Loci ndodhet në burg, i arrestuar së bashku me ish kreun e komunës Bërxullë Ymer Marku, dhe ish zyrtarin Kujtim Allmeta, pasi akuzohen për tjetërsimin e 7.500 metra katrore tokë ne Bërxull.

‘Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.105, të vitit 2023, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim në ngarkim të të pandehurit:

Agim Loci, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, i pandehurit Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja A. L., e bija e të pandehurit Agim Loci, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.

Hetimi ka evidentuar se, i pandehuri Agim Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. shumën monetare në vlerën  prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar në datën 14 Maj, 2023 (Bashkia Vorë).’- njofton SPAK.

 

Aishe Agim Loci kandidate për koalicionin Bashke Fitojme

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?