Politikë

Fier/ Arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së PSD, Limonera Bozha: S’kemi blerë vota! Sjellje tendencioze, më parë jam intimiduar që të tërhiqem nga gara

12 Maj, 08:33| Përditesimi: 12 Maj, 11:57

  • Share

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha është arrestuar me urdhër të SPAK për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje". Policia, në një reagim zyrtar, tha se  nga hetimet e kryera përgjatë një muaji, ai iu ka dhënë para personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës në favor të së bijës.  

Në një komunikim për gazetaren e Report TV Marsela Topi, kandidatja e PSD deklaroi se babai i saj është ndaluar mbrëmjen e së dielës rreth orës 09:00 teksa ka qenë duke lëvizur me automjet pranë banesës së tij.  Më pas në një deklaratë për mediat, kandidatja e partisë së Doshit hodhi poshtë akuzat se babai i saj ka ofruar para në këmbim të votave. 

Sipas saj, këto akuza janë tendencioze pasi siç u shpreh ajo, edhe më parë është përballur me intimidime dhe presion për t’u tërhequr nga gara. 

"Është e pavërtetë kjo gjë. Kam qenë me PS 12 vite dhe nuk kam blerë vota për ata.  Nuk blej vota për vete dhe asnjë tjetër. Familja ime është e nderuar, babai im është njeri i respektuar. Ka ardhur të mbështesë vajzën e tij, por kurrë në asnjë moment nuk është menduar që të blihen vota. Është një shpifje ndaj meje dhe familjes time. Kjo është një sjellje tendencioze. Nuk është hera e parë që familja ime intimidohet dhe ushtrohet presion që unë të tërhiqem nga gara. Ka pasur disa raste. Njerka ime është lënë e lirë, vetëm im atë është në komisariat. 

Kam shumë pak informacion nga policia, por e gjithë kjo situatë është tendencioze dhe e përsëritur. Vështrimin nuk dua ta hedh nga qeveria aktuale duke qenë se kam qenë pjesë e PS për 12 vite dhe dëshirat e tyre janë që njerëzit t’i kenë në tutelë. Edhe unë kam të drejta siç ka populli, por mesa duket në Shqipëri nuk mund të kesh bindje ndryshe nga PS. Hera e disatë që bëhen presione ndaj familjarëve të mi që unë të tërhiqem nga gara. ”, u shpreh ajo.

Reagimi i policisë: 

Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.

Vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje".

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Ora 11:36
Babai iu arrestua për blerje votash, kandidatja e PSD në Fier: E pavërtetë! Jam intimiduar që të tërhiqem nga gara

1747042713_Limonera.jpg

Kandidatja e PSD-së Limonera Bozha në Fier, në një deklaratë për mediat, thotë se akuzat për blerje votash ndaj babait të saj, tashmë të arrestuar, nuk janë të vërteta. Sipas saj, kjo është një sjellje tendencioze dhe se edhe herë të tjera është përballur me intimidime dhe presion për t’u tërhequr nga gara. 

"Është e pavërtetë kjo gjë. Kam qenë me PS 12 vite dhe nuk kam blerë vota për ata.  Nuk blej vota për vete dhe asnjë tjetër. Familja ime është e nderuar, babai im është njeri i respektuar. Ka ardhur të mbështesë vajzën e tij, por kurrë në asnjë moment nuk është menduar që të blihen vota. Është një shpifje ndaj meje dhe familjes time. Kjo është një sjellje tendencioze. Nuk është hera e parë që familja ime intimidohet dhe ushtrohet presion që unë të tërhiqem nga gara. Ka pasur disa raste. Njerka ime është lënë e lirë, vetëm im atë është në komisariat.

Kam shumë pak informacion nga policia, por e gjithë kjo situatë është tendencioze dhe e përsëritur. Vështrimin nuk dua ta hedh nga qeveria aktuale duke qenë se kam qenë pjesë e PS për 12 vite dhe dëshirat e tyre janë që njerëzit t’i kenë në tutelë. Edhe unë kam të drejta siç ka populli, por mesa duket në Shqipëri nuk mund të kesh bindje ndryshe nga PS. Hera e disatë që bëhen presione ndaj familjarëve të mi që unë të tërhiqem nga gara. ”, u shpreh ajo.
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 12/05/2025 12:10

    lol, kete e kam pas ne klase hahahaah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?