TIRANË- Gjykimi Anterio Kaloshit, ekzekutuesi i sulmit me armë ndaj hotel Volorekës, do të bëhet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, (GJKKO). Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar ditën e sotme, ku Gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencë, pasi Kaloshi gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun, (në kërkim) dhe Orges Bilbilin (i arrestuar) ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.
Ndërkohë, për Meardi Berberi, një nga organizatorët e këtij sulmi dhe Ervin Kalanë, si bashkëpunëtorë, pasi stregoi autorët në garazhin e tij, togat e zeza dhanë masën e sigurisë "Arrest me Burg".
Për sulmin e ndodhur në Hotel Voloreka janë arrestuar 7 persona, ndërsa organizatorë të këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi, dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës. Ilir Berberi hiqej si polic, duke mbajtur me vete një mjet identifikuar nga uniformat blu, e ndërsa Meard si avokat. Dy dokumentet e falsifikuara u gjetën nga policia, në mesin e arsenalit të armëve që ishin të fshehura në garazhin e Ervin Kalajës, ku fshihej prej Meard Berberi.
Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën arrest me burg 40 ditë për të implikuarit e tjerë në ngjarjen e Tushemishtit, Ilir Mecollin, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia. Prokuroria i kërkoi gjykatës burg pa afat, ndërsa avokatet mbrojtës kanë kërkuar masën e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës do të vërtetohen ADN-të e të dyshuarve si pjesëmarrës të sulmeve të njëpasnjëshme të datave 01.08.2020 dhe 08.08.2020.
Të akuzuarit nuk e kanë mohuar faktin që janë gjendur gishtat e tyre në automjet, por kanë mohuar faktin që kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e "Hotel Volorekës".