Kronikë

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

31 Gusht 2024, 10:55| Përditesimi: 31 Gusht 2024, 11:52

  • Share

Policia e Lezhës ka arrestuar 28 vjeçarin Alban Lleshi, i akuzuar për pjesmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Në videon e publikuar nga Policia, shihet edhe arrestimi në flagrancë i 28- vjeçarit, i lindur në Pukë, i cili teksa ishte duke ecur në rrugë ndalohet dhe i vendosen prangat. 

28- vjeçarit në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ai ka qenë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave  të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

"Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali", njoftoi policia.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?