Foto ilustruese

Kronikë

I akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, 51-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Kroacia ( EMRI)

20 Prill, 09:53| Përditesimi: 20 Prill, 10:07

  • Share

Një 51-vjeçar është ekstraduar nga Zagrebi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë.

Ndaj 51-vjeçarit Agustin Lleshi, gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2023, dyshohet se ky person ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie kanabisi me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

"Ekstradohet nga Zagrebi, një shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Lezhës, për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.

Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?