Foto ilustruese

Nuk kreu hetime për një aksident në punë, arrestohet punonjësi i policisë në Shijak

25 Shtator, 10:22| Përditesimi: 25 Shtator, 13:53

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prangosi një efektiv policie në Shijak për "Shpërdorim i detyre". Efektivi 30-vjecar nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes në një kompani ndërtimi, ku mbeti i plagosur punëtori i ndërtimit. Rasti u denoncua në një emision investigativ, ku efektivi shfaqet në kamera duke i kërkuar punëtorit të tërheqë denonconim, me qëllim favorizimin e kompanisë.

'Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ndaluar punonjësin e policisë N/ Komisar E.Ç., 30 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

Ndalimi u krye pas publikimit të rastit në emisionin investigativ "Fiks Fare" dhe marrjes së kallëzimit nga oficerët e AMP-së të shtetasit J.L., në lidhje me ngjarjen e datës 22.07.2024, ku në një biznes të fushës së ndërtimit, është aksidentuar punonjësi i këtij subjekti. Nga ana e tij, Specialisti  i Krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale "Shkelje e rregullave të sigurisë në punë".'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?