Gazetari amerikan, Evan Gershkovich

I akuzuar për spiunazh nga Rusia, gjyqi kundër gazetarit amerikan Evan Gershkovich hyn në fazën finale

19 Korrik, 08:58| Përditesimi: 19 Korrik, 09:09

  • Share

Një gjykatë në Rusi ka nisur sot seancën me argumentet përmbyllëse në rastin e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, i cili është akuzuar për “spiunim” dhe po mbahet në burgun rus prej vitit të kaluar.

Sips AP News, Gershkovich u paraqit në gjykatë për të dytën ditë radhazi, ndërsa ndryshe nga seancat e mëparshme në të cilat gazetarët u lejuan ta shihnin Gershkoviçin për një kohë të shkurtër përpara fillimit të procedurës, këtë herë nuk u lejuan.

Gershkovich, 32 vjeç, u arrestua më 29 mars 2023, ndërsa ishte në një udhëtim raportues në qytetin e Maleve Ural të Yekaterinburgut. Autoritetet pretenduan, se ai po mblidhte informacion sekret për SHBA-në.

I lindur në Amerikë, Gershkovich është gazetari i parë perëndimor i arrestuar me akuza për spiunazh në Rusinë post-sovjetike.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?