Prokuroria Fier, foto arkiv

Kronikë

Tentuan të vrisnin me armë një person në korrik të vitit 2023, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy të rinjtë (EMRAT)

12 Shtator, 09:04| Përditesimi: 12 Shtator, 09:39

  • Share

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy persona pasi tentuan të vrisnin me armë Orges Buzin më 30 korrik të vitit 2023. Ndaj Enea (Ledion ) Nebiut dhe Klenis Kazazajn rëndojnë akuzat e tentativës për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi për ngjarjen e ndodhur në lagjen "Sheq i madh" në Fier. 

Sipas Prokurorisë, Orges Buzi ka qenë ulur në lokalin e kompleksit "Albes" nën shoqërinë e personave të tjerë, ku pranë tij janë afruar dy të pandehurit me Audi A8 ngjyrë të zezë dhe kanë debatuar. Më pas, dy të akuzuarit janë afruar sërish dhe janë konfliktuar sërish.

Enea Nebiu ka marrë në automjet një armë zjarri dhe ka qëlluar drejt Buzit, duke e lënë të plagosur rëndë. 

Njoftimi i Prokurorisë: 

Tentoi vrasjen e një shtetasi pas një konflikti banal, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasit E.N. dhe K.K. për tre vepra penale

Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim procedimin penal për vrasjen e mbetur në tentaivë ndaj shtetasit O.B

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit E.N. dhe K.K., për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë ndaj shtetasit O.B., ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municiionit’ dhe ‘Moskallëzimi i krimit’ parashikuar nga nenet 76-22, 278/1 dhe 300 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 904, viti 2023, lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 30.07.2023 në vendin e quajtur Kompleksi “Albes”, i cili ndodhet në lagjen “Sheq i Madh, Fier, ku si pasojë e goditjes me armë zjarri ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi O.B.

Pas kryerjes së veprime hetimore të plota u provua se, më datë 30.07.2023, rreth orës 04.00, viktima O.B ka qenë ulur në lokalin e kompleksit “Albes” në shoqërinë e personave të tjerë dhe aty janë afruar me automjetin Audi A8 me ngjyrë të zezë edhe të pandehurit E.N dhe K.K, ku ndërmjet tyre ka pasur një debat banal dhe më pas të pandehurit E.N dhe K.K janë larguar me automjetin e tyre.

Më pas, rreth orës 05.30, rezulton se të pandehurit janë kthyer sërish në lokalin e kompleksit “Albes” dhe janë konfliktuar me fjalë me viktimën, dhe pasi i pandehuri E.N është futur në automjetin e tij, nga brenda automjetit të tij ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit O.B, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Në automjetin e shtetasit E.N ka qenë si pasagjer shtetasi K.K. Pas ndodhjes së ngjarjes të dy personat janë larguar.

Në kuadër të procedimit penal është njoftuar akuza dhe është marrë si i pandehur shtetasi E.N për veprën penale të parashikuar nga neni 76-22 dhe 278/1 dhe shtetasi K.K për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?