Kronikë

I përfshirë në trafik droge, GJKKO dënon me 5 vite burg Endi Braçajn! Bie akuza e grupit kriminal

23 Maj 2024, 11:07| Përditesimi: 23 Maj 2024, 11:45

  • Share

Endi Braçaj është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për trafik droge nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

"Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Paulin Çera, Marçela Shehu, Gentian Marku, me vendimin Nr. 34, datë 22.05.2024 vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim", njofton gjykata.

Braçaj u shpall i pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”.

Nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 vite burgim. Vuajta e dënimit i fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësorë të formës së prerë.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?