Domart Konjari

I akuzuar për trafik droge/ GJKKO dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

14 Shtator 2020, 14:59| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 15:04

  • Share

GJKKO dënon me 15 vite burg në mungesë Domart Konjarin, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) kërkoi më herët nga Gjykata e Posaçme dënim me 15 vite burg për Domart Konjarin. Konjari akuzohet për “trafik narkotikësh” dhe “organizatë kriminale”.

Ai u arrestua në nëntor 2015 për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet franceze të drejtësisë. Konjari u lirua nga qelia 5 muaj më vonë, pasi Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Në nisje të gjykimit të tij tek Krimet e Rënda, që vijoi më pas në Gjykatën Speciale, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të tij për ta transferuar procedimin në Francë.

Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?