Domart Konjari

I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge/ SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

28 Prill 2020, 13:31| Përditesimi: 28 Prill 2020, 13:36

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme dënim me 15 vite burg për Domart Konjarin. Konjari akuzohet për “trafik narkotikësh” dhe “organizatë kriminale”.

Ai u arrestua në nëntor 2015 për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet franceze të drejtësisë. Konjari u lirua nga qelia 5 muaj më vonë, pasi Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Në nisje të gjykimit të tij tek Krimet e Rënda, që vijoi më pas në Gjykatën Speciale, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të tij për ta transferuar procedimin në Francë.

Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?