Diddy

VIP & Spektakël

I akuzuar për trafik të qenieve njerëzore, reperi amerikan dënohet me 4 vite e 2 muaj burg! Gjobitet edhe me 500 mijë dollarë

4 Tetor, 08:27| Përditesimi: 4 Tetor, 08:35

  • Share

Reperi dhe producenti i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs është dënuar me 50 muaj burg (rreth 4 vite e 2 muaj) pasi u shpall fajtor për dy akuza federale për transportim me qëllim prostitucioni. Përveç dënimit me burg, gjykata urdhëroi që ai të paguajë një gjobë prej 500,000 dollarësh.

Gjatë seancës dëgjimore para dhënies së dënimit, Combs iu drejtua gjykatës me fjalë të ndjera, duke i cilësuar veprimet e tij si “të neveritshme, të turpshme dhe të sëmura”, dhe kërkoi falje ndaj viktimave, si dhe “të gjitha viktimave të dhunës në familje”.

Pavarësisht se çfarë thonë të tjerët, unë e di që më vjen vërtet keq për të gjitha. E di që prokuroria dëshiron që ju të më bëni shembull. Dua vetëm që të mendoni të jepni shembullin e asaj që një person mund të bëjë nëse i jepet një shans tjetër”, tha ai.

Combs u arrestua në shtator të vitit 2024 dhe ka qëndruar në paraburgim që atëherë. Gjykata e ka përfshirë këtë kohë në dënimin total.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?