Foto ilustruese

I akuzuar për vjedhje me armë, kapet i shpalluri në kërkim me precedentë të tjerë penalë

20 Nëntor 2020, 09:21| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 09:23

  • Share

Një 33-vjeçar me inicialet A.L është vënë në pranga policia e Kurbinit, në bashkëpunimin me Komisariatin Nr. 5 Tiranë.

33-vjeçari ishte shpallur më parë në kërkim për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim dhe "Vjedhja", e kryer në bashkëpunim. 

Ai është arrestuar nga uniformat blu si rezultat i zhvillimit me sukses të operacionit policor "Ndjekja".

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin tetor 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim dhe "Vjedhja", e kryer në bashkëpunim.

A. L., banues në Thumanë është me precedentë të mëparshëm kriminalë. Ai  në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka transportuar 14 shtetas të huaj, më qëllim kalimin e kufirit, kundrejt pagesës, dhe si pasojë është shpallur në kërkim edhe nga policia e Korçës. mëtejshme.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?