Vrau babë e bir në Elbasan, arrestohet në Greqi Jorgo Leku, një nga autorët e ekzekutimit të armikut të Sokol Çapjas

11 Tetor 2020, 11:19| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 13:47

  • Share

TIRANË- Arrestohet në Greqi Jorgo Leku i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Elbasan. Ai  është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, pasi më datë 15.08.2012, në lagjen "Çlirimi", Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri. Emri i Lekut u zbardh nga Ervis Bardhi i cili ishte i penduari i drejtësisë për vrasjen e babë e bir. 

Gentian Beqiri i vrarë nga Leku bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjes.

Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes duke e qëlluar atë dhe duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vdiq më psa në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

Kjo ngjarje solli më pas një sagë vrasjesh, deri në ekzekutimin e babë e bir nga Leku.

Në vitin 2012, Gentian Beiqiri, u vra bashkë me babain e tij Nazim Beqiri në shtëpi. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës.  Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentinanin. Më pas Olsi Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk. Fillimisht e ka rrahur duke i thyer nofullat dhe më pas i ka vënë jastëkun, prej të cilit është mbytur.

41- vjeçari i lindur në Elbasan, por me banim në Gjirokastër njihet edhe me emra të tjerë si Olsi Leka, Giorgo Lekou,  Jorgo Lekou. Report Tv mëson se Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave. Ai është njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg kokainë nga Pireu ne Durrës që më pas doli se ishte oriz. 

Në këtë ngjarje është i përfshirë edhe Ervis Bardhi, i cili ka njohje dhe shoqëri Gentian Malindin, një personazh i njohur për policinë shqiptare dhe me probleme me drejtësinë, pasi i ka shpëtuar ndjekjes penale teksa është kapur nga policia e Durrësit në timonin e një furgoni të mbushur me 289,39 kg material bimor Cannabis Sativa të futura në 29 qese. Bardhi dhe Malindi në periudhën kur janë arrestuar në 2013 kanë shërbyer si transportues të një furgoni të mbushur me drogë, ku Bardhi ka pranuar se do të merrte 500 euro për këtë punë nga një person i quajtur “Ardian”.

"Vijon bashkëpunimi i suksesshëm me Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë këtij bashkëpunimi dhe shkëmbimit të informacionit është kapur në Greqi, një tjetër i kërkuar për vrasje të dyfishtë.

Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, bazuar në shkëmbimin e informacionit të grumbulluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e mundshme të një personi të kërkuar për vrasje të dyfishtë, u bë i mundur arrestimi në Greqi i shtetasit shqiptar Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprave penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë", thotë policia.

Ora 11:53
Ekzekutoi armikun e Sokol Çapjas, kush është Jorgo Leku, anëtari i klanit të fortë në Elbasan që solli 173 kg kokainë në Durrës

1602409736_WhatsAppImage20201011at11.40.29.jpg

Ky është Jorgo Leku, 41 vjeçari i rrezikshëm shqiptar i arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë pasi akuzohet se ka vrarë një nga ekzekutorët e Sokol Çapjas, Gentian Beqirin së bashku me babain e tij.

Report Tv mëson se Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave. Ai është njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg kokainë nga Pireu ne Durrës që më pas doli se ishte oriz.

41 vjeçari është pjesë e një klani shumë te fortë kriminal në Elbasan, me konkretisht e grupit të Çapjave.

Leku i cili ka lindur në Elbasan, por me banim në Gjirokastër njihet edhe me emra të tjerë si Olsi Leka, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou.

Ora 11:23
U arrestua autori i vrasjes së armikut të Çapjave/ Kalvari i vrasjeve mes fiseve që nisi në 2005 deri në 2016

Kalvari i vrasjeve ndër vite mes dy fiseve
Për hakmarrje, me 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapes, pronari i hotel Universit në Elbasan. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapes duke e qëlluar atë dhe duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

Beqiri, u dënua me 25 vite burg në Gjykatën e Apelit në Durrës, por Gjykata e Lartë riktheu çështjen ndërsa Beqiri u la në arrest shtëpie. Ai u vra me 16 gusht të vitit 2012, ndërsa dy person iu afruan banesës që ruhej me policë dhe iu prezantuan atyre se ishin djemtë e tezes së Gentian Beqirajt. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vdekur edhe babai i tij, Nazim Beqiraj.

1602408331_beqiri.jpg

Idajet dhe Nezir Beqiri

2006
Pas vrasjes së Çapjes në vitin 2005, me 19 qershor 2006, u vra Dritan Sheme në një banesë në kryeqytet, pak kohë pasi ishte kthyer në Shqipëri nga Italia. Për këtë krim, policia nuk ka identifikuar dot të dyshuarit.

2006
Po në vitin 2006, mbeti i vrarë kunati i Fadil Memës, Ardian Ibrahimi, i cili u qëllua pranë autoshkollës që ishte në pronësi të Memës. Po ashtu edhe për këtë ngjarje, nuk pati persona të ndaluar apo të arrestuar pavarësisht se u shoqëruan shumë të tillë.

2009
Ndërkaq në vitin 2009, mbeti i vrarë ish- efektivi i antidrogës së Elbasanit Roland Rexhepi, i njohur edhe me nofkën Doda. Për këtë krim ishin dyshuar dhe u ndaluan, Armand Llaka e Marjus Tafa e Arben Jace. Gjykata nuk i vlerësoi provat e ofruara nga prokuroria, duke liruar të dyshuarit.

2012
Ndërkaq në vitin 2012, në banesën e tij u vra Gentian Beiqiri, bashkë me babain e tij Nazim Beqiri, i cili ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë.

13 Mars 2015
Me 13 mars 2013, u vra në Torino të Italisë, Fadil Mema. Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Djali i tij Eltoni iu pohoi mediave italiane se ata i dinin autorët e vrasjes së babait të tij. Gjithë seriali i vrasjeve, i pandëshkuar nga drejtësia solli edhe masakrën e mbrëmshme me tre të vrarë dhe 8 të plagosur.

Shkurt 2016
Një atentat me armë zjarri i mori jetën një tjetër anëtari të fisit Çapja, Agron Çapja, si dhe dy personave të tjerë: Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.

Përplasjet mes fiseve në Elbasan
26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiraj
15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?