Arrestimi i Fatmir Hoxhës

I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në 2020-ën, Gjykata e Fierit shpall të pafajshëm Fatmir Hoxhën

11 Dhjetor 2023, 19:32| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 19:49

  • Share

Ditën e sotme (11 dhjetor) gjykata e Fierit, ka dhënë vendimin për vrasjen me armë zjarri të Ahmet Toskës të ndodhur në vitin 2020. Gjykata shpalli të pafajshëm Fatmir Hoxhën, të arrestuarin si të dyshuar për vrasjen e Ahmet Toskës.

Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Dajana Ndreja kryesuese seance dhe anëtare gjyqtarë Olkeda Lice dhe gjyqtar Rudi Laze. Ndërsa gjyqtarja Olkeda Lice ka dalë kundër me vendim pakice.

Hoxha në deklaratat e tij vazhdimisht shprehej se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në orën 06:00 të 26 tetorit të vitit 2020 duke argumentuar se ishte ngritur nga gjumi në orën 08:00 të mëngjesit. 

Si ndodhi ngjarja:

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të 26 tetorit 2020, në lagjen "Sheq i Madh", Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten në punë kur një person iu afrua dhe e qëlloi me plumb në kokë duke e lënë të vdekur. 

Për ngjarjen u arrestua në datën 14 nëntor Fatmir Hoxha në  aeroportin e Rinasit, ku sapo ishte kthyer nga Italia, vend ku kishte udhëtuar 3 ditë pas vrasjes së Ahmet Toskës. Asokohe dyshohej se ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një konflikti mes Hoxhës dhe Toskës për një femër me të cilët të dy kishin bashkëjetuar në periudha të ndryshme. Por besohet se Hoxha, kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij, vijonte në fshehtësi.

Ndërsa, të dyshuarin Fatmir Hoxha, familjarët e viktimës shpreheshin se nuk e njihnin dhe se nuk e kishin parë kurrë më parë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 12/12/2023 08:49

    Ky eshte lajm i mire.Dretesia ne kete rast dha nje vendim qe mund te vlersohet ,si per Ate dhe per personin qe u perball.Edhe medja pas shume lajmeve per arestime dha edhe nje perfundim te gjykimit qe nuk e shohim perdite.

    Përgjigju
  • Xhevi: 12/12/2023 00:32

    Bravo Drejtësia e Re ????????????????

    Përgjigju
  • Turi: 11/12/2023 23:52

    Po po ci moren njerzit ne qafe. Ca turpi ata prekurora duhet te perjashtohen perjetesisht na prekuroria. Shkeleje me flagrante se kjo gje skish. Me kamera e me shenja dhe prape i moren jeten te pafajshmit. Turp per kete prekurori idiote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?