Arrestimi i Aurel Hoxhallari në 2015 dhe Devi Kasmi

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit dhe akuzohet për trafik droge, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Aurel Hoxhallarin

20 Janar 2023, 14:32| Përditesimi: 20 Janar 2023, 16:23

  • Share

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar mbyllur hetimin dhe ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Aurel (Altin) Hoxhallari, i akuzuar si organizatori i vrasjes së Devi Kasmit në vitin 2018. SPAK ka kërkuar një dënim të përjetshëm për vrasjen, 2 me nga 15 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, një 20 vite burg për prodhim dhe shitje droge, një tjetër 12 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe 8 vite për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Duke aplikuar nenin 55 të Kodit Penal, kërkohet një dënim i unifikuar me burgim të përjetshëm.

Akuzat dhe pretenca e SPAK

Dënim i përjetshëm për “Vrasje me paramendim për interes”,  kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal
12 vite burgim për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”
15 vjet burgim për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha
20 vjet burgim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
15 vjet burgim për  “Kultivimi i narkotikëve”
8 (tetë) vjet burgim për “Grupi i strukturuar kriminal”

Kujtojmë se për këtë vrasje është dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandoja greke, Eftimio Eftimiu. Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që  i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.

Vrasja e devi Kasmit
Kasmi u vra mbrëmjen e 29 Janarit pranë banesës së tij në rrugën “kongresi i manastirit” tiranë ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u pranogsën 5 persona dhe një u shpall në kërkim. Për krimin u arrestuan Efthymious Efthymiou, Elton Halipaj , Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari, Mario Meshini ndërsa u sekuestruan një arsenal luftarak në një banesë e dyshuar si baza e grupit në periferi të Tiranës. Meshini më pas u la i lirë. Identifikimi i Efthymiout dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë dhe një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontraktuar ish komandon grek.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?