Kronikë

Vrau tre gra brenda pak orësh në mars 2023, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Dan Hutrën

14 Maj, 10:25| Përditesimi: 14 Maj, 18:09

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave në mars 2023, kur sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes. 

Dan Hutra po gjykohet për masakrën e 1 marsit të vitit 2023 ku brenda pak orësh plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Kujtime Hysa, ( ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe vrau Mevlute Hysën 30-vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). 

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, duke vrarë me armë zjarri  Etleva Kurtin, 31-vjeçe, motrën e Vladimir Kurtit. 

Mes këtij të fundit të dënuar përjetë për një vrasje në Kamëz, dhe Dan Hutrës, kishte patur problem në burg. Dan Hutra i vrau të motrën dyshohet në shenjë hakmarrjeje.  Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë.

Në Janar 2024, Hutra tentoi të arratisej nga burgu i Fierit. Ai kishte bërë një plan të koordinuar bashkë me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte izoluar Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?