TIRANË - Shoqata e të Përndjekurve Politikë i ka propozuar Kuvendit emrin e Besim Ndregjonit si kandidat për anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i quajtur ndryshe komisioni për hapjen e dosjeve.
Propozimi është mbështetur nga 28 deputetë të opozitës së re. Mandati i anëtarit të Autoritetit, sipas ligjit, është 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Anëtarët aktualë të komisionit janë zgjedhur në vitin 2016, që do të thotë se mandati u mbaron në vitin 2021, por në maji të vitit 2018, anëtari Daut Gumeni dha dorëheqjen. Gumeni e quajti AIDSSH-në një institucion të dështuar, pasi sipas tij nuk po i hapte dosjet. Për vakancën e krijuar nga dorëheqja e Gumenit, Shoqata e të Përndjekurve Politikë ka propozuar Besim Ndregjonin, President i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
“Kuvendit të Shqipërisë i ka lindur detyrimi të plotësoje vendet vakante në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit. Z. Besim Ndregjoni është i propozuar nga Shoqata e të Përndjekurve Politikë për anëtar në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Bazuar në kërkesat e ligjit 45/2015, neni 8, pika 1, dhe përcaktimet e nenit 111, pika l e Rregullores se Kuvendit, ne, një grup prej 28 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, po paraqesim mbështetjen për Z. Besim Ndregjoni si kandidaturë për vendin e anëtarit në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në dokument.
Në janar të vitit 2012, Ndregjoni u dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” dhe me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht për integrimin dhe mbështetjen e shtresës së të përndjekurve politikë; për veprimtari të çmuar në evidentimin dhe demaskimin e krimeve të regjimit komunist.
o popull mjeran po ore lejoni nje spiun ne ate kohe me pseudonimin cizmja te hape dosjet e bashkepunetoreve te tij... ky nje hajdut ordiner, nje fallsifikator i diplomes se vet, i dok.te babait te vet nga tentative per vrasje e ktheu ne te perndjekur me vgj te dibres ku karstriot selita nipi vet ishte k/gjyqkar...ooooooooooooo zot ku jetojme !!!
Përgjigjuo popull mjeran po ore lejoni nje spiun ne ate kohe me pseudonimin cizmja te hape dosjet e bashkepunetoreve te tij... ky nje hajdut ordiner, nje fallsifikator i diplomes se vet, i dok.te babait te vet nga tentative per vrasje e ktheu ne te perndjekur me vgj te dibres ku karstriot selita nipi vet ishte k/gjyqkar...ooooooooooooo zot ku jetojme !!!
Përgjigjuo popull mjeran po ore lejoni nje spiun ne ate kohe me pseudonimin cizmja te hape dosjet e bashkepunetoreve te tij... ky nje hajdut ordiner, nje fallsifikator i diplomes se vet, i dok.te babait te vet nga tentative per vrasje e ktheu ne te perndjekur me vgj te dibres ku karstriot selita nipi vet ishte k/gjyqkar...ooooooooooooo zot ku jetojme !!!
PërgjigjuPo për BalliFahrrinjtë e FahrriBallinjve spiunë ka ndonjë gjë?
Përgjigju