‘Çmontohet’ grupi i trafikut të drogës në Itali, 12 në pranga mes tyre 8 shqiptarë! Arrestohet 44-vjeçari në Tiranë, pjesë e bandës, pritet ekstradimi i tij

4 Korrik 2023, 14:35| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 21:44

  • Share

TIRANË- Roland Hysollari 44-vjeç, është arrestuar këtë të martë në Tiranë, i akuzuar nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali.

Operacioni ‘Doppio Gioc’ në bashkëpunim me policinë e Italisë, vijon në të dyja vendet për të goditur këtë organizatë kriminale. Deri tani janë arrestuar më 29 qershor 12 pjestarë të këtij grupi, 8 prej të cilëve janë shqiptarë.

44-vjeçari, Roland Hysollari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Gjithashtu, në pranga kanë rënë shqiptarët:

Klenis Qevani, 38 vjeç, shqiptar, banues në Porto Sant'Elpidio (Fermo),

Etmond Qevani 46 vjeç, banues shqiptar në Porto Sant'Elpidio ( Fermo),

Erjon Arkaxhiu 37 vjeç, Shqiptar me banim në Civitanova (Macerata),

Roland Hysollari (44) Shqiptar me banim në Altidona (Fermo),

Sokol Sallaku (41) Shqiptar me banim në Monte San Vito (Ancona),

Elidon Shkalla (27) Shqiptar banues në Alatri (Frosinone),

Geri Skilja (28) shqiptar

Ferdinando Bongiovanni (61) banues në Sant'Elpidio a Mare (Fermo),

Arjan Ndoka (48) shqiptar banues në Porto Recanati (Macerata)

Sipas mediave italiane, hetuesit thonë se trafiku i drogës u krye nga viti 2020 deri në vitin 2022, periudhë kur u trafikuan rreth 700 kilogramë kokainë dhe hashash e fituan të ardhura rreth 35 milionë euro. Organizata me origjinë shqiptare derdhi lumenj kokaine në rajonin Marche, me qendër dhe bazë në Civitanova edhe në Porto Sant'Elpidio.

Përveç të arrestuarve, janë të përfshirë edhe 22 të tjerë në organizatën e trafikut të drogës. Nga policia italiane janë sekuestruar pasuri mbi 1 milionë euro.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?