Nitin Mishra

I akuzuar për trafik droge dhe ilaçesh, Gjykata e Tiranës vendos të ekstradojë 31-vjeçarin indian Nitin Mishra

11 Janar 2023, 12:57| Përditesimi: 11 Janar 2023, 13:46

  • Share

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë Nitin Mishra, 31-vjecari nga India i cili akuzohet për trafikim të lëndëve markotike dhe ilaçeve. Ai ra në rrjetën e autoriteteve amerikane përmes një agjenti të infiltruar që kishte "porositur" një sasi droge nga Shqipëria, dhe ndërkohë që në dijeninë e tij fliste me porositësin, biseda bëhej në fakt me agjentin e DEA-s amerikane.

DEA shkëmbeu me autoritetet shqiptare informacione për të siguruar të dhëna mbi të cilat u ngritën edhe akuzat. 31-vjeçari dyshohet se nisi trafikun prej nëntorit 2019  duke operuar nga qyteza e lindjes në Indi si dhe e duke menaxhuar disa shpërndarës në SHBA.

Gjatë këtij operacioni në SHBA u bllokuan gati 30 mijë tableta me zolpidemi, lorazepam, tapentadol e të tjera. Kërkesa për ekstradimin e tij, ishte bërë nga Prokuroria, e cila u miratua nga gjyqtari Ardit Mustafaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?