Manuel Leti

Bota

I apasionuar pas motorëve, humb jetën në aksident 16-vjeçari shqiptar në Itali

21 Shtator, 20:01| Përditesimi: 21 Shtator, 20:09

  • Share

Manuel Leti kishte vetëm 16 vjet. Ai ishte student i informatikës në Cfp Zanardelli të Darfos, i apasionuar pas motorëve dhe i rrethuar nga miq që e kujtojnë si një djalë plot energji. Jeta e tij u ndërpre papritur dje pasdite, pak pas orës 14:30, në Artogne, në një aksident rrugor që nuk i la asnjë shans për mbijetesë.

I lindur në Itali nga prindër me origjinë shqiptare, Manuel ishte rritur në Pian Camuno dhe pak muaj më parë ishte zhvendosur në Artogne. Pas tij mbeten nëna, babai, një motër më e madhe dhe një vëlla i vogël, si dhe shumë shokë shkolle dhe miq.

Si ndodhi aksidenti

Manuelo po ecte me motorin e tij Duke 125 në rrugën 4 Nëntori, kur në kryqëzimin me rrugën Caduti della Resistenza goditi pjesën e përparme të një Audi të drejtuar nga një burrë 44-vjeçar që po kthehej. Përplasja ishte i lehtë, por fatal: motori humbi stabilitetin dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë të dritës.

Ai u përplas me forcë në tokë dhe kaska nuk e shpëtoi. Një mik që e ndiqte me motor tjetër ishte i pafuqishëm për të ndihmuar. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancave dhe helikopterit të emergjencës, lëndimet në gjoks dhe bark ishin shumë të rënda për t’u shpëtuar.

Trishtimi në Artogne dhe Pian Camuno

Në vendin e aksidentit erdhi edhe kryetarja e Bashkisë së Artognes, Barbara Bonicelli, e cila shprehu dhimbje dhe tronditje:

„Të humbasësh jetën vetëm 16 vjeç, në kulmin e energjisë dhe me botën përpara, nuk është e pranueshme. Manuel ishte si djali i secilit prej nesh. Kjo tragjedi na kujton sa të rrezikshme mund të jenë rrugët dhe sa i madh është rreziku i motorit, sidomos për të rinjtë.”

Kryetarja bëri një apel për kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë drejtuesit, „që të mos ndodhë më një humbje kaq e dhimbshme”.

Edhe kryetari i Bashkisë së Pian Camuno, Giorgio Ramazzini, u shpreh për Manuelin dhe familjen e tij:

„Një familje e respektuar, serioze dhe e angazhuar. Është e vështirë të gjesh fjalë për një tragjedi të tillë.”

Një verë e dhimbshme për rrugët e Brescias

Të parët që mbërritën në vendngjarje ishin vullnetarët e Pro Loco-s, që po përgatitnin sheshin për eventin „Moda nën yje”. Sfilata që duhej të mbahej atë mbrëmje u anulua.

Me Manuelin, numri i viktimave nga aksidentet me motor në rrugët e Brescias që nga fillimi i verës shkon në 21, tre prej tyre vetëm 16-vjeçarë. Trupi i Manuelit iu kthye familjes, e cila do të mund ta përcjellë në udhëtimin e fundit: funeralet do të mbahen të hënën, 22 shtator, në orën 16:30, në Kishën e Shën Familjes në Pian Camuno.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?