I apasionuar pas natyrës, vlonjati sfidon temperaturat e ulëta dhe dallgët e larta, futet në det të lahet e i thur vargje (VIDEO)

16 Shkurt 2021, 13:40| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 13:52

  • Share

Arben Abazaj është një njeri shumë i apasionuar pas natyrës.

Atë e do pa kushte, “në të mirë dhe në të keq”....që do të thotë temperaturat e ulëta dhe dallgët e larta, nuk e kanë penguar aspak që të kridhet në det.

Vlonjati është filmuar teksa lahet në det, të cilin i thur edhe disa vargje.

Mikut tim detit!
Mendove se u tremba?!
Mendove se s'do vija?!
C'ishin ato dallge që ngrite!?
C'ish ai gjëmim vetmie?!
Kush tha se paska fund,
u braktiska miqësia?!
Le te vijë e prap do shkojë.
Kush u trembka nga stuhia?!
Mendove se u tremba?!
Pandehe se s'do vija!?!

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?