Politikë

I apasionuar pas rafting, Rama sjell shembullin e të riut që punon në Shqipëri: Unë kam lindur në Itali, jam shumë i kënaqur të jem këtu (VIDEO)

22 Prill, 16:28| Përditesimi: 22 Prill, 21:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama, teksa ndodhet ditën e sotme në Përmet ku ka zhvilluar edhe takime me operatorë dhe me përfaqsueses biznesesh, ka sjell shembullin e Kritianit, një i ri shqiptar që ka lindur në Itali dhe punon në Shqipëri me sporte ujore.

Kristian shpjegoi se do të qëndrojë në Shqipëri gjatë sezonit veror për projekte turistike, ndërsa gjatë dimrit do të rikthehet në Itali.

Ai tha se është shumë i kënaqur që punon këtu dhe merret edhe me rafting që është edhe një ndër pasionet e tij.

Biseda mes kryesocialistit Edi Rama dhe Kristianit:

Edi Rama: Ky është Kristian, është gjysmë italian dhe gjysmë shqiptar, ka lindur dhe jeton në Itali dhe ka ardhur për të punuar në Shqipëri.

Kristian: Unë vijë nga një familje që ka aktivitet në Itali, merrem me sporte ujore dhe atje në Trevizo, ne nuk merremi vetëm me turizën, dhe unë erdha këtu për zotin Zamo dhe duhet ta falenderojë sepse po mësojë edhe pjesën e rafting që më mungonte shumë dhe jam i kënaqur shumë.

Edi Rama: Do ikësh prap në Itali

Kristian: Jo në sezon veror do jem këtu, në dimër atje për projekte që kemi, sepse gjërat që fillojnë duhet që të vazhdojnë.

Edi Rama: Ti je shqiptar nga nëna apo nga babai

Kristian: Nga nëna

Edi Rama: Pra nga nëna je shqiptar dhe nga babai italian.

Kristian: Po nga Berati

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?