I arratisur nga Drenova e Greqia, pa 'fat' në Peqin! Gëzim Toma në izolim: Qëllimi im është të lirohem, detyra juaj t'më ruani

18 Tetor 2019, 16:25| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 16:45

  • Share

PEQIN - Ka dështuar një tentativë e Gëzim Tomës për tu arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, por nuk do të jetë një 'mision' që ka ndërmend ta lë përgjysmë. I ndëshkuar në qelinë e izolimit pas tentativës për arratisje mbrëmjen e djeshme, Toma mësohet të jetë shprehur se nuk do të ndalet derisa të fitojë lirinë. "Unë jam arratisur nga Greqia, burgu i Drenovës dhe ky është qëllimi im. Detyra juaj është të më ruani, kurse unë do të luftoj që të kem lirinë në të gjitha format", mësohet të jetë shprehur Toma para zyrtarëve të burgut.

Burime për Report Tv, thonë se ka qenë ora rreth 23:00 e një nate më parë, kur Toma dyshohet që me një tel çakmaku të ketë ndërtuar një mekanizëm për hapjen e derës ose dritares së qelisë. Toma është pikasur nga një gardian i burgut që ka dhënë alarmin. Në qelinë e tij ka nisur kontrolli i imtësishëm, por pa mundur të gjejnë mjetet e pretenduara nga i dënuari se do t'i përdorte për arratisje. Ndërkohë, Komisioni i Disiplinës brenda burgut, pritet të analizojë të gjithë këtë situatë deri në zbardhjen e ngjarjes.

Gëzim Toma është një nga 7 të arratisurit nga burgu i Drenovës në vitin 2013 nën drejtimin e Admir Tafilit. 37-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 18/10/2019 18:19

    Komisionin duhet ta drejtoj i famshemi Doktor i shek historike Drejtues Femi Sufaj, si "specialisti" me i mire i sigurise ne burgje. TURP per Drej Pergj te Burgjeve dhe vete Ministren e Drejtesise ku e katandisen policine e Burgjeve, ku Femiu drejton dhe kontrollon Drejtorin e Policise pavaresisht se eshte vartes i tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?