ITALI- Një tjetër kthesë morën hetimet për vrasjen e arkitektit Italian Roberto Morttura, ku deri më tani të akuzuarit kryesor ishin tre shqiptarë, dy nga të cilët janë liruar nga burgu për shkak të pamjaftueshmërisë së provave.
Pas kërkesës së paraqitur nga avokati i tij dhe rishikimit nga Gjykata e Torinos, 24-vjeçari Mergi Lazri është liruar, duke lënë në burg vetëm Emirjon Margjini.
Sipas gjyqtarëve, prova se celulari i tij u gjet aty në momentin e vrasjes nuk është e mjaftueshme, me argumentin se atë mund ta ketë përdorur edhe dikush tjetër. E njëjta histori është përsëritur edhe kur Gjykata vendosi të lironte, Floger Sylën, i cili gjithashtu dyshohet se është i përfshirë në këtë vrasje.
Tashmë i vetmi që ndodhet në qëli është Emirjon Margjini, i cili edhe ka qëlluar drejpërdrejtë me armë Motturën duke i marrë jetën.
Tre të rinjtë me origjinë shqiptarë janë arrestuar në tetor të këtij viti si të dyshuarit kryesor për vrasjen e arkitektit 50-vjeçar, Roberto Mottura në qershor të këtij viti.
Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29 vjeç, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur.
Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familje ne tij, njeri prej shqiptarëve i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.