I arrestuar prej disa kohësh në Itali për llogari të autoriteteve shqiptare, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i është drejtuar me një kërkesë të re Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg, me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Kërkesa e Llallës pritet të merret në shqyrtim në 22 prill, ndërsa mësohet se pjesë e trupës gjykuese janë gjyqtarët, Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.
Ish prokurori i përgjithshëm Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.
Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Ndërkohë Apeli i GJKKO-së, ka përjashtuar ish kryeprokurorin të kryejë funksione publike për 5 vite.
Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Itali ne dhjetor te vitit te kaluar.
Që nga ajo kohë Adriatik Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata italiane pas kërkesës së Shqipërisë që kërkon ekstradimin e tij. Llalla është përfaqëson nivelin më të lartë të një funksioniari shteti të hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë.
Gjykata e larte duhet te te konfiskoje akoma pasurin tende te pa justifikuar te rrise denimin per korrupsionin qe ke shperdoruar detyren zyrtare
PërgjigjuOre sipas Artan Hoxhes ky ka marr azil politik ne itali para 1 muaji…
PërgjigjuNa mbushe mendjen!Semundja <<e pasherueshme>> nuk te pengoi te merrje rruget e botes e te arratiseshe.Hajde bej denimin se nga dy vjet i ben a si ben 6 muaj.Nuk te bie dambllaja per aq dhe pervec kesaj,spitali i burgut eshte i mirepajisur,kujdesi nuk ka per te te munguar.
PërgjigjuCfare do nga Gjykata e Larte ky? Qe ke qene fshatar e i pangopur po ta falim..qe ske hetuar asgje po ke bere xhiro verdall duke kapur krimin te shalet e Rovit edhe kete po ta falim.. po qe je ordiner e ka palluar gruan e shokut..kjo ste falet o ordiner..o palaco..merni ate kurven e ketij ate avokaten e bythes, Rovena Gashin pyeteni rreth semundjes se ajo ka qene doktoresh e arit per 4 vjet ..
PërgjigjuKush pyet ne kete vend per vendie gjykate .Nje notere ne Vlore Mirjami ka nje vit qe vendimi i denimit me 2 vjet burg ka mare form te prere dhe Xhemali prokurori kushedi nga e ka "hedhur"vendimin edhe pse ne dhjetor 2021 Gjykata e Larte rezoi kerkesen e te denuares per pezullim vendimi .Xhemal permendu se do vesh ti ne vend te Mirjamit .
PërgjigjuShyqyr qe bëre kerkese,do te shikohet ky muhabet.Ti o Llall e meriton,nuk ke bere asgje.Ti nga fshatar me 11 klase shkolle,u bere milioner me euro.Ç'ke bere ti ,asgje.
PërgjigjuMe siguri kimetja do ta gjej nje argument per te vazhduar te na hedhe hi syve me reforen ne drejtesi.
PërgjigjuKush eshte avokat i Dhalles? Mos eshte ai korrieri i Tan Dajtit ?
PërgjigjuJo mo Drin, eshte ai Konstucionalisti. Emigrant zvicre e italie, me shkolle fizolofie dhe juridik me korrespodence