'Surpriza' në Gjykatën e Durrësit, lirohet nga burgu Erjon Peti, pronari i firmës së bananeve në kontejnerin e së cilës u gjetën 143 kg kokainë vitin e kaluar

18 Janar 2022, 19:48| Përditesimi: 19 Janar 2022, 13:47

  • Share

Me një vendim 'surprizë', Gjykata e Apelit Durrës ka liruar sot nga burgu Erjon Petin, i arrestuar në prill të vitit të kaluar, pasi në kontejnerin e kompanisë 'Masabi Fruits' ku ai ishte ortak u kapën 143 kilogramë kokainë. Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lënë këtë të fundit pa asnjë masë shtrënguese. Ndërkohë mësohet se të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe Klajdi Xibraku, aksioneri tjetër i kompanisë që u arrestua në një ditë me Petin.

Në seancat e kaluara gjyqësore, Xibraku dhe Peti nuk kanë pranuar autorësinë  e lëndës narkotike dhe përfshirjen e tyre në trafikun e drogës duke e mohuar se ishin ata që kanë porosittë 143 kg kokainë në kontenierin me banane. Ata kanë pretenduar se kanë porositur vetëm bananet dhe se nuk kanë lidhje me lëndën narkotike.

Por edhe pse ata e mohuan përfshirjen në këtë ngjarje, Erion Peti në ta kaluarën është arrestuar në Itali pikërisht për trafik kokaine. Erion Peti është kushëri i Klajdi Xibrakut, edhe ai ortak me 50 % i “Masabi Fruits” që importonte banane dhe i tregtonte me markën Bo Bananas.

Kujtojmë 143 kg kokainë u kap në portin e Durrësit më 10 prill ku ka qenë skaneri i kontrollit që  zbuloi gjurmë të modifikimeve në kontenier dhe zbuluar sasinë e madhe të drogës të vendosur në tavanin e konteinerit me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës.

Kokaina ishte e ndarë në 120 pako dhe kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 19/01/2022 11:42

    Anita Mici liroi Lul Betishen dhe jo me kete mikun. Lek i madh eshte hedhur ne apel ne durres. Edhe vetingun ka per ta kalu Anita dhe gjyqtatet we e liruan. Rrofte reforma ne drejtesi

    Përgjigju
  • reiz: 18/01/2022 20:13

    Bravo drejtesia, mbahen ne burg per nje cigare ashash dhe trafikantet lirohen, kuptohet sepse paguajn... ????????

    Përgjigju
    • @Plot: 19/01/2022 00:16

      Kollaj provat o Kot kollaj!!!! Ti kujton se do te ngaterojne ty me keta? Nuk te pergjon njeri ty dhe mua nese nuk ngaterohemi me gjera te paligjshme. Pergjohen, hetohet, behen bilance financiare, pyeten deshmitare merret informacion nga vendet partnere, vendet e origjines. Shikohen importet qe tejkalojne disa here konsumin mesatar boteror te frutit per banor. Nuk ka majmun shqiptar qe ha 7 banane ne dite. Nese nuk i shesin dot perse vazhdojne importin? Nese i shesin ku i kane faturat? Behet krahasimi i tyre etj etj. Nuk e di nese jane fajtor apo jo por ky muhabet bije shume ere.

    • Kot: 18/01/2022 22:49

      Doja me did cprova kane kta qe ti fusin ne burg. Neser mund te sjelli tjetri sheqer dhe ti fusin dicka ne kontenjer trafikantet. Une prura nga Amerika makinen ne shqiperi. Kisha vetem gjysem kontenjeri dhe e postova nga west coast me tren ne east coast dhe aty e futen ne kontenjer. Clidhje do kisha une? Mos I beni fajtore pa prova.

  • Populli: 18/01/2022 19:57

    Bravo qe e liruat nga burgu kete miun, uroj qe tani te filloj e tu shesi drogen femijve tuaj o fisqira gjykates e prokuror!!

    Përgjigju
    • Gripi: 18/01/2022 20:36

      Ata prandaj e nxorren se duan qe per vete dhe femijet e tyre te marrin mall te paster. Njeri jashte do punoje te nxjerre ate brenda dhe njekohesisht do kontriboje ne pasurimin e prokuroreve dhe gjyqtareve. Nuk kishin me leke brenda, prandaj nxirren njerin jashte.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?