Ylli Didani i arrestuar nga DEA

Kronikë

I arrestuar nga DEA amerikane për trafik droge, sekuestrohet pasuria me vlerë rreth 1.2 milion dollarë e 44-vjeçarit shqiptar! Në Vlorë pronar i një miniere

28 Prill 2021, 09:01| Përditesimi: 28 Prill 2021, 16:31

  • Share

Një pasuri me vlerë rreth 1.2 milionë dollarë është vënë në sekuestro preventive ditën e sotme nga seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Tiranë. 

Pasuria i përket Ylli Didanit, aktualisht i arrestuar nga DEA në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë. 

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht: Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;Një shoqëri sh.p.k; 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë. Ylli Didani rezulton se është pronar i një miniere në Selenicë të Vlorë, 'US MINERAL SHPK', e cila është sekuestruar tashmë.

Ylli Didani është vënë në pranga në 31 mars të këtij viti nga DEA amerikane, dhe siç bëjnë me dije mediat e huaja ai kishte krijuar një nëndetëse për të trafikuar kokaine drejt Europës.

‘Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Dërgesa", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 26.04.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit Y. D., 44 vjeç, aktualisht i arrestuar nga  autoritetet e DEA-s (antidroga)  në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:

•Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë; •Një shoqëri sh.p.k; • 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.’- njofton policia.

Ylli Didani i arrestuar nga DEA

Ora 10:33
Hetimi për pastrim parash ndaj Ylli Didanit kishte nisur në 2018, DEA amerikane ‘zbërthen’ celularin e tij, zbardh fotot e kokainës

Hetimet për pastrim prash ndaj Ylli Didanit në Shqipëri kanë nisur në 2018 nga Prokuroria e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, bëjnë me dije se ende janë të hapura hetimet, edhe pas sekuestros së 1.2 mln dollarëve. Veç kompanisë ‘US MINERAL’, janë edhe disa llogari bankare.

Ndërsa këto janë disa foto të sekuestros së kokainës që i përkiste Didanit, të cilat DEA ja ka përcjellë prokuroria shqiptare pasi ka hapur celularin e Didanit.

DEA e ka vënë në shënjestër që në vitin 2009, ku e kanë arrestuar për herë të parë. Didani është arrestuar e liruar disa herë, deri në prangosjen finale më 21 prill 2021.

Ora 09:26
Njihuni me bosin e drogës në SHBA i arrestuar nga DEA, në Shqipëri pronar i një miniere në Selenicë! Krijoi nëndetëse për të trafikuar kokainë në Evropë

1619595182_nendetsja.jpg

Ylli Didani dhe projektimi i nëndetëses, i cili nuk u përfundua

Ylli Didani, pasuria me vlerë 1.2 milionë dollarë e të cilit u sekuestrua ditën e sotme në Shqipëri, është arrestuar në mars të këtij viti, nga DEA amerikane pasi akuzohet për trafik kokaine.

Didani, rezulton pronar i ‘US MINERAL SHPK’, minierë në Selenicë të Vlorës, e cila përdoret për shfrytëzimin, nxjerrje, prodhimi, përpunimi minerale dhe nënprodukteve te tij, Germime dheu, shfrytëzim ne karriere te mineraleve te çfarëdo lloji, e cila është sekuestruar tashmë.

mediat amerikane raportohet se ai është arrestuar në 31 mars të këtij viti, ndërkohë që dyshohet se kishte ndërtuar një nëndetëse me planet për të kontrabanduar kokainë përtej Oqeanit Atlantik, sipas një padie federale.

Ylli Didani, 44 vjeç, u akuzua këtë muaj pas arrestimit në Charlotte, Carolina e Veriut, me akuzat e komplotit për shpërndarjen e kokainës, sipas Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Prokurorit të Sh.B.A. Saima Mohsin, Didani dhe bashkë-komplotistë të tjerë, duke përfshirë një burrë nga Grosse Pointe Park, planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende.

Sipas një ankese penale të vulosur në 1 Prill, Didani ishte udhëheqësi i organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës që ishte i lidhur me SH.B.A., Meksikën, Amerikën e Jugut dhe Evropën.

Ndër planet për shpërndarjen e kokainës ishte një nëndetëse - ose një dron nënujor. Sipas mediave amerikane thuhet se Didani dhe një person tjetër po mbikëqyrnin projektin e nëndetëses që do të përdorej për të transportuar sasi të mëdha kokaine në Evropë.

Nëndetësja duhej të ishte e pajisur me një modem nënujor dhe antenë GPS dhe do të ngjitej në pjesën e poshtme të një anijeje kontejnerësh dhe më pas do të lirohej në distancë nga fundi i anijes ndërsa ishte jashtë brigjeve të Evropës. Përfundimisht, ajo do të merrej nga një anije peshkimi e kontrolluar nga organizata e Didanit, pretendon aktakuza.

Prokuroria pretendon se Didani organizoi shpërndarjen e disa dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, ku u kap nga forcat e rendit. Në 2019 dhe 2020 autoritetet thanë se kapën më shumë se 3,400 kilogramë kokainë nga organizata me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej më shumë se 100 milion dollarë.

Nëndetësja do të ishte operuar në distancë dhe do të dërgonte një fener vendndodhjeje GPS afërsisht 100 milje larg brigjeve të Evropës. Kjo anije peshkimi do të merrte më pas dronin e mbushur me kokainë dhe do ta trafikonte atë në vend.

Hetimi për Didanin daton në janar të vitit 2015 dhe autoritetet federale thanë se 44 vjeçari shqiptar dhe organizata e tij kishin lidhje me Shtetet e Bashkuara, Kolumbi, Ekuador, Meksikë, Kanada, Kili, Shqipëri, Turqi, Brazil, Gjermani, Republikë Dominikane, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë, Spanja dhe Hollanda. Didani u arrestua në 31 Mars 2021 dhe përballet me akuza për komplot për shpërndarjen e kokainës

Projektimi i nëndetëses, i cili nuk u përfundua
M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?