I arrestuar në Shqipëri, ekstradohet në Itali Ardian Çekini, pjesë e grupi mafioz 'Ndrangheta'

21 Janar 2021, 11:29| Përditesimi: 21 Janar 2021, 12:33

  • Share

Ardian Çekini, pjesë e grupit mafioz italian 'Ndrangheta', është ekstraduar dje nga Shqipëria për në Itali.

Ardian Çekini ka qenë u kërkuar që prej vitit 2019 nga Italia dhe është arrestuar majin e kaluar në qytetin e Elbasanit.  Ai pati blerë 20 kg kokainë në Spanjë për "Ndrangheta". Ardian Çekini, i dyti pjesëtar i 'Ndrangheta-s' i ekstraduar, krahu i djathtë i Bujar Sejdinajt 'Xhaxhai'.

Sipas mediave italiane trafikanti i drogës Ardjan Cekini u arrestua në vitin 2020 si ekzekutimi i një  urdhër arresti ndërkombëtar për shoqatën mafioze dhe trafikimin ndërkombëtar të drogës.

Cekini, pasi kishte mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Romës u mor nga financuesit e Scico di Roma dhe Gico di Reggio Calabria me mbështetjen e Grupit Fiumicino.

Ai hetohet gjithashtu si pjesë e operacionit Magma. Aktivitetet hetimore bënë të mundur dekonspirimin e plotë të klanit 'Ndrangheta që i atribuohet familjes Bellocco të Rosarno dhe degëve të saj ekstra rajonale.

Ardian Çekini dhe dibrani Bujar Sejdinaj, besohet se kanë vepruar në të njëjtin grup kriminal, duke u përfshirë në trafikun e kokainës.

Sejdini dhe Çekini, janë arrestuar me urdhër të autoriteteve italiane dhe pritet që në ditët në vijim të ekstradohen në Itali, për tu përballur me akuzat e ngritura për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Bujar Sejdinaj i quajtur "Xhaxhai", përfaqësuesi i “Ndrangheta”-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Belloço". Bujar Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë dhe arrestimi i  tij është bërë me qëllim ekstradimin, ndërsa cilësohet si përgjegjësi i Ndraghteta-s në zonën e Ballkanit. 

1611228816_16112250881603711273Ardianekini.jpg

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?