Ekrem Imamoglu

Bota

Kundërshtar i Erdogan, kryebashkiaku i arrestuar i Stambollit shpallet qytetar nderi në Paris

9 Prill, 14:21| Përditesimi: 9 Prill, 14:25

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Parisit pas propozimit të kryebashkiakes të kryeqytetit francez, Anne Hidalgo. Pas miratimit nga këshilli i qytetit, kryebashkiakja u shpreh se Imamoglu po pengohet padrejtësisht të përfaqësojë zërin e popullit.

“Imamoglu është penguar sot padrejtësisht të përfaqësojë partinë e tij dhe të mbajë zërin e miliona turqve. I provuar nga liria dhe të drejtat e tij themelore, ai duhet të jetë në gjendje në llogarisë mbështetjen e plotë të Parisit", tha kryebashkiakja Anne Hidalgo para këshillit të qytetit.

Sipas saj, një mbështetje e tillë duhet t’i bëjë autoritetet turke ‘të dëgjojnë zërat e arsyes demokratike’.

Imamoglu, një figurë udhëheqëse në Partinë Popullore Republikane (CHP) në opozitë, është parë prej kohësh si rivali më i madh Erdogan. Arrestimi i tij më 19 Mars, me akuzat e korrupsionit dhe terrorizmit, shkaktoi protesta masive në Stamboll dhe qytete të tjera.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?