Fatos Tushe, Edi Rama dhe vendimi i Këshillit të Ministrave

Politikë

I arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës, Rama shkarkon nga detyra Fatos Tushen

7 Korrik 2021, 15:51| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 16:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Me vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet se Tushe ka kryer shkelje të rënda me postin e tij të kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe për këtë ai shkarkohet nga detyra, vendim që hyn menjëherë në fuqi.

Ky vendim është marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave, në po të njëjtën ditë kur Fatos Tushe u arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërsa sot vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Pas arrestimi të Tushes, erdhi dhe reagimi nga kryeministri Rama, i cili tha se ai nga PS nuk do ketë asnjë mburojë dhe se duhet të përballet vetë me drejtësinë. Pas këtij reagimi, ka ardhur edhe vendimi për shkarkimin e Tushes nga kreu i Bashkisë së Lushnjës.

Fatos Tushe u arrestua një ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Kryebashkiakut Tushe i janë vënë pranga në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Në hetimet e SPAK janë përfshirë  përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve, nga ku rezultoi se zyrtarët lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive. Tenderi 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës ishte fituar nga kompania Euro Alb SHPK, me pronar Bujar Muratin i cili po ashtu është arrestuar. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj.

Mes të arrestuarve janë zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela,  Bektash Nexha,  Blerta Turku dhe 2 biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. 4 të tjerë janë lënë në 'Arrest në shtëpi', Margarita Gjermeni, Ani Simoni; Andri Mushaj dhe Xhemal Hasko. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale, "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Shpërdorimi i detyrës", dhe "Falsifikimi i dokumenteve".    

Vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Fatos Tushes

Komento

Komente

  • Iris: 08/07/2021 03:30

    Jeni nxituar z.Rama.Nje i akuzuar quhet i pafajshem deri sa te shpallet fajtor me vendim te formes se prere,pasi ka kaluar te gjitha shkallet e sistemit gjyqesor.Duhet t'a kishit pezulluar,jo pushuar.Po sikur te fitoje gjyqin dhe pastaj te na shenderohet ne nje //Fullan// te dyte qe do te te duhet t'a demshperblesh, etj;cfare do besh pastaj ??

    Përgjigju
    • VI-NJOLL: 08/07/2021 09:52

      KE PLOTESISHT TE DREJTE, POR AI QE BERI FULLANIN HAJDUT TE DEMSHPERBLYER ME GJYS MILIARDI LEKE U SHPORR NGA DREJTESIA.

  • Tull: 07/07/2021 23:59

    Po me cironka beni show????! Po ato kerpushat nga 50 kate ne mes tiranes apo tenderat e Lalit hicccccc hrshtje kta jane te kulluar. Po lavatrice u bo ky vend …. Sbel dot robi nji shpi te fus koken se punon lavatrice rama 24 ore

    Përgjigju
  • plehu ligji dhe Rama: 07/07/2021 18:18

    duhet ta shkarkoj pasi ta denoje gjykata. spaku ngre akuza ti behet gjyqi menjehre sipas ligjit. nderkohe te pezullohet. pastaj ta shkarkoje dhe te bejen zgjedhje nqs shqiperia shpeton nga hajdutet e abuzivizmi do vej nje dite ne be...ndryshe mire jemi ne pleh

    Përgjigju
  • Pleh: 07/07/2021 17:39

    Shkarko 90%te doganes o pleh se vjedhin miljona euro me denoncim direkt tek ty o hale madhe

    Përgjigju
  • so fair, so good: 07/07/2021 17:31

    Eeereeeeeeaaa …. ca behet kshu eereeeeeeehhh… Po qy “miushi” i vockel fare Fatos Tushe, ne gjuhe popullore “lale Myzeqeje”, paska qe ne 2007 qe ia ka hedhur keqasi “Maces” gjysem Labe Krietar eereeeeeeehhh…? Po qysh kshu eereeeeeeehhh…, po qy Tushe – ka qënë 4 herë kryebashkiak i Lushnjes, u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë në 2007, – ca behet kshu eereeeeeeehhh…, qy Tushe në viitn 2009 u dorëhoq nga posti i Kryetarit te bashkise dhe u zgjodh deputet i PS-së eereeeeeeehhh…, – në vitin 2011, qy Tushe u dorëhoq nga posti i deputetit dhe garoi sërish për kreun e Bashkisë Lushnje. eereeeeeeehhh…, – e kshu me radhe eereeeeeeehhh…, – deri sot eereeeeeeehhh…, u nxeh “Macja” gjysem Labe Krietar dhe e shkarkoi per fare eereeeeeeeaaaaahhh…, o po qy eereeeeeee ti eereeeeeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?