I arrestuar për skandalin e korrupsionit në PE, ish eurodeputeti italian pranon të rrëfejë çdo gjë për shtetet e përfshira

18 Janar 2023, 07:20| Përditesimi: 18 Janar 2023, 19:18

  • Share

Një drejtues i dyshuar i një rrjeti kriminal të përfshirë në një skandal korrupsioni të BE-së ka rënë dakord të zbulojë se cilat vende ishin të përfshira dhe si funksiononte. Një avokat i ish eurodeputetit italian, Pier Antonio Panzeri tha se klienti i tij kishte rënë dakord të tregonte gjithçka pasi kishte arritur një marrëveshje me prokurorët.

Ish-deputeti i Parlamentit Evropian është një nga katër të dyshuarit që mbahen në Belgjikë. Ata dyshohen se kanë marrë ryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit në Parlamentin e Brukselit.

Katari ka mohuar ashpër se është përpjekur të fitojë ndikim përmes dhuratave dhe parave, ndërsa Maroku gjithashtu ka hedhur poshtë me forcë akuzat se ka kërkuar ndikim në çështje të tilla si të drejtat e peshkimit dhe statusi i diskutueshëm i Saharasë Perëndimore.

Katër të dyshuarit u arrestuan muajin e kaluar pasi policia sekuestroi rreth 1.5 milionë euro gjatë një serie bastisjesh në një apartament, një shtëpi dhe një hotel. Fotot e kartëmonedhave prej 200 €, 50 €, 20 € dhe 10 € u publikuan nga policia, duke përfshirë një valixhe të gjetur në hotel e cila ishte e mbushur me para.

Prokurorët thanë se Panzeri ra dakord për marrëveshjen për pranimin e fajësisë sipas një ligji për informatorin, i përdorur vetëm një herë më parë në Belgjikë.

Avokati i tij Marc Uyttendaele tha se ai pranoi përgjegjësinë penale, duke shtuar: "Është e rëndësishme të dihet se ky është një njeri që është shkatërruar dhe nuk i ka mbetur shumë jetë".

Por shtoi se klienti i tij shpresonte të përmirësonte situatën e tij duke rënë dakord të tregonte gjithçka që dinte për rastin.

Që prej 9 dhjetorit të vitit 2022, burimet e IT-së të 10 punonjësve të Parlamentit Europian janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e Eva Kailit, ish nënkryetares së Parlamentit Europian. Gjashtë persona u arrestuan si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 18/01/2023 10:45

    Ne shqiperi jane te gjith si ky I kan shtepiat plot me euro dollar duke filluar nga nje drejtues i thjesht bashkie deri tek politikanet Dhe interesante eshte se hyjn ne politik brekgrisur Dhe dalin milionera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?