Bota

I arrestuar prej 3 ditësh pas ‘rrëmbimit’ të avionit Ryanair, nëna e Protasevich me lot në sy: Nëse nuk e shpëtoni do e vrasin! E kanë dhunuar, unë e njoh fytyrën e tij (VIDEO)

26 Maj 2021, 09:13| Përditesimi: 26 Maj 2021, 09:24

  • Share

Me lot në sy dhe me zë që i dridhet, nëna e gazetarit opozitar bjellorus, Roman Protasevich, i cili u arrestua disa ditë më parë pas “rrëmbimit” të avionit Ryanair, e dëshpëruar i kërkon “botës” të shpëtojë djalin e saj, i cili sipas saj është në rrezik të madh.

“Unë i kërkoj të gjithë botës, e kërkoj me lotët e nenës, me zemrën e nënës, më dëgjoni ju lutem. Shpëtojeni atë. “, tha Natalya Protesevich, nëna e gazetarit të burgosur.

Ajo qan dhe kërkon t’i shpëtojnë djalin, pasi ka frikë se mund ta vrasin atë!

“Ju lutem shpëtojeni. Do ta vrasin atë. Do ta vrasin.”, tha ajo gjatë videos.

Natalya ka folur edhe lidhur me videon në të cilën shfaqet Roman, për herë të parë pas arrestimit, ku është shprehur se personeli në burg po e trajton në përputhje me ligjin, dhe se ai ka qenë iniciator i protestave masive të zhvilluar kundër Lukashenkos në vitin 2021.

Mamaja e frikësuar për jetën e të birit, u shpreh në video duket qartë që ai ka shenja dhune të mbuluara me make up dhe se hunda e tij është thyer.

“Unë e di si ngjan fëmija ime, unë i njoh tiparet e fytyrës së tij. Ata e kanë detyruar të thotë se nuk i kanë ushtruar dhunë. Kjo është një gënjeshtër!”, tha Naralya,

Nëna e zhgënjyer kërkon përgjigje pas arrestimit të djalit të saj.

“Ata e akuzuan për terrorizëm, çfarë është terrorizmi? Ai thjesht tregoi të vërtetën. Ai thjesht i tregoj te gjithë botës të vërtetën, jo vetëm bjellorusëve por të gjithë botës”, tha ajo.

Arrestimi i Roman Protasevich erdhi tre ditë më parë, teksa ai po udhëtonte me 170 pasagjerë të tjerë nga Athina drejt Lituanisë. Por shumë shpejt destinacioni ndryshoi, pas alarmit të rremë për bombë nga agjentët sekretë bjellorus, të cilët po udhëtonin në të njëjtën avion me gazetarin.

Si pasojë e këtij alarmi avioni Rynair, është ulur në Minsk dhe sapo Protasevich ka dal prej tij, policia bjelloruse e arrestoi atë.

Pas këtij arrestimi, Bashkimi Evropian ka reaguar duke marrë masa ndaj Bjellorusisë.

Bashkimi Evropian ra dakord ditën e djeshme, që të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të  27 vendeve të BE nga linjat ajrore bjelloruse, si reagim ndaj devijimit të detyruar të një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës.

Udhëheqësit e BE-së e kanë denoncuar "rrëmbimin" e avionit Ryanair, si dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Roman Protasevich.

Roman Protasevich

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?