I arrestuar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në grabitjen në Astir, GJKKO liron me kërkesë të SPAK Enio Meçajn

3 Janar, 13:12| Përditesimi: 3 Janar, 15:20

  • Share

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka liruar nga qelia, Enio Meçajn, që është arrestuar në qershor të vitit të kaluar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit e grabitjen Exchange në zonën e Astirit.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje" mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes dhe miratuar më pas nga gjykata.

Meçaj është njeri i afërt i Laert Haxhiut dhe ditën e arrestimit ai ka qenë në zonën e "Astirit" në Tiranë.

Enio Meçaj, u arrestua në muajin qershor 2023, pas ngjarjes së grabitjes së 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor Exchange dhe Tele.co në Tiranë.

Sipas dosjes hetimore Meçaj, i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar policinë për zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes.

Në 24 qershor, Artan Tafani nën kërcënimin e armës ka arritur të grabisë 30 mijë euro nga pika e këmbimit vaultor në Tiranë dhe më pas u largua me biçikletë. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Te gjith per lesshh: 03/01/2024 16:33

    Koha e maskarejve te rilindjes po ju vjen fundi kur kata ndyrsira po e mbajn kte qeveri hajdutash qe e mban krimi i organizuar Duke fillu nga bashkia e deri te kryeministria e rilindjes se felliqur

    Përgjigju
  • Gripi: 03/01/2024 16:33

    E liron Spaku dhe neser degjojme ne lajme X me precendente te theksuar kriminal eshte autori i ngjarjes se rende. Po akuza per grup te strukturuar kriminal ku vajti? Minimalisht do denohet 2 vite per perkrahje te autorit te krimit. Apo e nxorren qe te mbledhe leket per rryshfetin e bandes? Keshtu nxitet krimi, jo frenohet.

    Përgjigju
  • Xhavit Karai: 03/01/2024 16:16

    O Rëxhep Leka të jap një këshill. Shko vizitohu se sqeke mir me shëndet. Të uroi shërim të shpejt. E të rosh vet se menja të paska thon ciao.

    Përgjigju
  • Rëxhëp Kasap Bule Leka [ kepi ]: 03/01/2024 15:08

    Po të isha un Kryeministër un Rëxhëp Kasap Bule Leka [ kepi ] ish kasap në Kombinatin e Mishit atëhere me 8 vjeçare sot me 3 fakultete e me 12 gjuh të huaja do ta bosha Shqiprin prallën e Botës. Prandaj në zgjedhjet e 2025 më votoni mua Rëxhëp Lekën.

    Përgjigju
    • alfonsi i trete spiun me nam: 03/01/2024 16:33

      prit he burr se skame komentu akoma klasiket: arbnori, njoni qe komenton per nje doktoreshe e ca te tjere

  • Ta Ve Lala Sone: 03/01/2024 14:04

    Pun hajdutësh gjell qensh e pun jevgjish. Mjer Shqipria me tipa të till duhet me u çu dhe një her krimineli Enver që ti bëj zap tipa të till.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?