I ati e kërcënon, por 18 vjeçari e padit tek FBI për përfshirjen në trazirat e 6 Janarit

25 Janar 2021, 12:08| Përditesimi: 25 Janar 2021, 12:11

  • Share

I ati e kishte kërcënuar të mos tregfonte për përfshirjen e tij në trazirat në Washington më 6 janar,  por 18 vjeçari Jackson Reffitt, kishte arritur të mposhte frikën dhe të padiste të atin Guy W. Reffit. Ai i kishte thënë djalit të tij se kishte sulmuar Kapitolin.  Në seancat me hetuesit, Jackson Reffitt tha se babai i tij i kishte thënë: “Nëse më dorëzon, ti je një tradhtar. Dhe ti e di se çfarë ndodh me tradhtarët. Tradhtarët pushkatohen. ”

Por ai e kishte raportuar babanë e tij në FBI javë para trazirave.

"Ai gjithmonë më thoshte se do të bëjë diçka të madhe," tha i riu Reffitt në një intervistë telefonike të Shtunën. "

Gruaja e Guy Reffitt u tha hetuesve pas trazirës se ai ishte një anëtar i Tre Përqindëshit, një grup milicor i ekstremit të djathtë. Dhe pas kontrolleve në shtëpinë e tij agjentët e FBI-së gjetën një pushkë AR-15 dhe një pistoletë në shtëpinë e tij.  Jackson Reffitt tha se ai mësoi se babai i tij ishte drejtuar për në Uashington një ditë para trazirës, ​​por se nuk e dinte se çfarë do të bënte atje. I moshuari Reffitt u arrestua në 16 Janar dhe përballet me akuza të pengimit të drejtësisë dhe të hyrjes me vetëdije në një ndërtesë qeveritare pa autorizim të ligjshëm.   Reffitt tha se nuk ishte i sigurt nëse babai i tij e dinte akoma se ai e kishte raportuar atë tek autoritetet federale.

"Kam frikë se ai mund ta dijë.  Ai tha se nëna dhe dy motrat e tij "nuk kishin ide se çfarë kishte bërë ai derisa ato panë një intervistë të CNN.   Reffitt nuk po qëndron në shtëpinë e familjes së tij dhe ai nuk pranoi të tregonte se ku ishte nga frika e sigurisë së tij. Ai po përdorte telefonin e të dashurës së tij sepse familja e tij e kishte përjashtuar atë. Ai postoin në faqen GoFundMe pak para se të shkonte për të fjetur të Premten, duke pritur që disa mijëra dollarë do të mblidheshin. Që nga pasditja e së Dielës, më shumë se 1,800 donacione bënë, në shumën prej më shumë se 58,000 dollarë. Reffitt është në semestrin e tij të parë duke studiuar shkenca politike në Collin College, një kolegj komunitar në Texas. "

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?