KOSOVË- Organizatat e shoqërisë civile në Pejë zhvilluan një marshim protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj.
Protesta u udhëhoq nga vajza e saj, ndërkohë që Kosova sot është në zi për vrasjen e dy grave brenda pak ditëve.
Marshimi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.
43-vjeçare u vra më 16 prill nga bashkëshorti Edmond Lajqi me armë zjarri. Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit për një muaj.
Komento