Evi Kokalari dhe Bleona Qerreti në foto me Richard Grenell

Politikë

I bashkoi Trump, i ndan Berisha! Prishet miqësia mes Evi Kokalarit dhe Bleona Qerretit

30 Prill 2022, 11:17| Përditesimi: 30 Prill 2022, 11:19

  • Share

Mbështetësja e Sali Berishës, Evi Kokalari është revoltuar pas propozimit të emrit të Bleona Qeretit, për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Me një postim në Facebook, ajo gjykon këngëtaren nisur nga postimet e saj në rrjete sociale, teksa shkruan se vetëm duke parë fotot e saj 'mjafton të kuptosh që ky nuk është imazhi që duhet të ndërtojmë'.

“Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill dhe pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që ky nuk është imazhi që duhet të ndërtojmë dhe do përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit. Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill. Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë”, shkruan ajo.

Kokalari dhe Qerreti, të dyja janë mbështetëse të Donald Trump, por ai që i ndan duket se është Sali Berisha. Kokalari është mbështetëse e flaktë e tij, teksa këngëtarja Qerreti refuzoi ftesën për të qenë në Kuvendin Kombëtar të Berishës, ndonëse ky i fundit e futi në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike me argumentin se është 'besnike ndaj SHBA'.

Komento

Komente

  • Arbi: 30/04/2022 13:41

    Bleona,paske filluar rri me sallaks tani. Mire ben. Po kjo turi mushka tjeter. Pupupu

    Përgjigju
  • Arbërori: 30/04/2022 11:58

    Propzim i Ramës, a nuk e kuptoni përmes Grenellit…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?