Arnthia Willis

Bota

I bëri shaka së bijës se e qëlluan me armë në ‘ditën e gënjeshtrave’, arrestohet 58-vjeçarja në SHBA

5 Prill 2021, 11:19| Përditesimi: 5 Prill 2021, 11:25

  • Share

SHBA- Ka një ditë në vit, që kushdo mund të gënjej pa u konsideruar “gënjeshtar” dhe ajo është e 1 prillit.

Historia e 58-vjeçares Arnthia Willis, nga Kansas, të SHBA, që për shkak të një shakaje më 1 prill përfundojë në pranga, po bën xhiron e botës.

Wills i ka telefonuar së bijës me zhurma fallco të shtënash duke e lënë të kuptojë që e kanë qëlluar me armë.

Vajza e saj e alarmuar i ka telefonuar policisë, duke bërë që ata të shfaqen menjëherë në shtëpinë e saj, duke rrethuar vendin dhe bllokuar rrugët.

Policia fillimisht është munduar përmes telefonin të komunikojë me vajzës, por pasi askush nuk u përgjigj ata u futur në shtëpi, por nuk gjetën askënd brenda.

Wills është vënë menjëherë në pranga, sapo policia u vu në dijeni se 58-vjeçarja ishte në punë dhe se gjithçka ishte një shaka e qëllimshme për ditën e “gënjeshtrave”.

Gruaja aktualisht ndodhet në paraburgim.  

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?