KINA- Të gjithë për ditëlindje kërkojmë dhe mundohemi të bëjmë surpriza të veçanta, por një grua nga Kina e ka tepruar, duke i krijuar qenushit të saj për 10-vjetorin e tij, një dhuratë që kushtoi 16 mijë dollarë.
Gruaja mori 520 drone fluturuese për të krijuar në qiell imazhin e një qeni që del nga një kuti me mesazhin “Gëzuar 10 vjetorin e lindjes të Doudou”.
Pamje spektakolare e dritave dedikuar qenushit, u konsideruar në shkelje nga autoritetet, kjo sepse “fluturuan” në zonën e ndalimit mes ndërtesave shumëkatëshe aty pranë.
Një zyrtar tha se njerëzit duhet të kërkojnë miratimin e policisë përpara se të mobilizojnë fluturimin e dronëve në zonat e banuara.