VIP & Spektakël

I bëri të gjithë lëmsh! Adrola Dushi sqaron raportin me djalin sexy (FOTO)

21 Gusht 2019, 12:49| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 12:57

  • Share

Modelja Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare e cila prej thuajse një viti është duke zhvilluar karrierën e saj në SHBA.

Së fundmi ajo po përflitet për një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga babai i djalit të saj.

Ditën e djeshme modelja ka publikuar një foto me modelin Pavllo për të ciln po përflitet se është i dashuri i saj, duke e shgoqëruar me një shkrim:

“Pavllo im”- ka shkruar Adrola me dashuri.

Pas këtij postimi nuk kanë reshtur komentet e fansave të cilët kanë shkruajtur komente mjaft pozitive duke i uruar për lidhjen e tyre, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Adrolës lidhur me këto komente.

Modelja e njohur ka ndryshuar menjëherë përshkrimin e fotos dhe ka shkruar:

“Pavllo im...miq deri në fund”- duke na lënë pë të nënkuptuar kështu se mes tyre nuk ka asnjë lidhje, por ata janë thjeshtë miq.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?