Kronikë

I biri i familjes së helmuar nga Gjilani me lot në sy: Shqetësuese neglizhenca e mjekëve, të hetohet ngjarja! Çuan 3 pacientë në shtëpi kur ishin rëndë, kjo s' është normale (VIDEO)

9 Maj 2021, 11:53| Përditesimi: 9 Maj 2021, 13:27

  • Share

I biri i familjes Haliti nga Gjilani që humb i jetën në Gjirin e Lalzit ku sipas policisë 3 anëtarët janë helmuar nga kërpudhat, ka ngritur dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen.  Haki Halit tha se i ati, e ëma dhe gjyshja e tij shkuan me simptoma të rënda në qendrën shëndetësore të Manzës dhe se atje iu bë vetëm një serum dhe më pas u dërguan në shtëpi. Sipas tij kjo është një neglizhencë e mjekëve që sipas tij ata u dërguan në shtëpi kur ishin ende në gjendje të rëndë. I përlotur dhe i tronditur nga ngjarja e rëndë, Hakiu ka kërkuar hetim të plotë për ngjarjen në mënyrë që ajo të zbardhet e plotë. Ai tha se familjarët e tij jetonin në Lalz dhe se ishin me shtetësi shqiptare dhe për këtë duhet të trajtohen si të tillë.

"Është shtëpia jonë, babi edhe me dokumente është shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej disa ushqimeve. Diçka që është tepër shqetësuese për ne është keqtrajtimi dhe neglizhenca në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë të shkojnë më të njëjtin simptomë dhe të kthehen në shtëpi me barna nuk është adekuate - pa analiza dhe pa kurrfarë përkushtimi të lirohet pacienti në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Kam komunikuara me babin dhe kanë marrë vetëm një serum dhe ishin kthyer në shtëpi edhe pse nuk ishin në gjendje të mirë. Mendimi im është se nuk mund të lihet pacienti në shtëpi kur është në atë gjendje dhe ato ishin 3 në gjendje të rëndë. 3 pacientë me simptoma të njëjta , të lirohen nga spitali është e pakuptueshme. Mami i njihte shumë mirë kërpudhat dhe babi i kishte pasion, si mund të mblidhnin helmuese", tha i biri.

Haki Haliti gjithashtu shprehet se ai ka dyshimet e veta për ngjarjen dhe këto i lindin nga ngordhja e qenit, pasi ai deklaron se kafsha nuk konsumonte ushqimin e njerëzve por kishte ushqimin e tij. Ai madje shprehet se kur shkoi në Tiranë për të folur me mjekun, ai i kishte thënë se helmimi trajtohet brenda 24 orëve, ndërsa 3 anëtarët e familjes kishin 3 ditë që vuanin simptomat e rënda.

"Pse ngordhi qeni? Ai nuk konsumon ushqimin tonë por ka të vetin. Këtë nuk e kuptoj dhe më ngjall dyshime. Dyshimet rrjedhin edhe nga ngordhja e qeniet, pasi ai nuk ka ngrënë kërpudha. Po këto ato i mbledhin të gjithë dhe nuk e bëjnë për herë të parë. Neglizhenca e kujdesit mjekësor në Gjirizin e Lalzit ka qenë e madhe dhe kjo ka vazhduar edhe gjatë shtrimit në Tiranë. Kërkojmë hetim të rastit në detaje se nuk kemi dëgjuar ndonjëherë se dhe qeni konsumon kërpudha për ushqim. Nëse familjarët janë helmuar nga kërpudhat, po qeni nga se. Ata kanë qenë në shtëpinë e tyre në shtetin e vetëm, kanë shtetësinë shqiptare. Kur mbërrita në Tiranë doja të shihja familjarët dhe u konsultova me mjekun dhe më tha se helmimi duhet të trajtohet sa më shpejt pa kaluar 24 orë, por ne ishim me 3 ditë vonesë.", tha ai

3 anëtarët e familjes Haliti, gjyshja Elfete,78 vjeçe, djali i saj Afrimi, 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, humbën jetën në QSUT në Tiranë, pasi prej 3 ditësh kishin shfaqur shenja të rënda të helmimit, ku sipas njoftimit të policisë dyshohet se kanë ndodhur nga kërpudhat që kishin mbledhur dhe konsumuar.

Burime për Repoert Tv bëjnë me dije se ato u shfaqën në qendrën shëndetësore në Manzë pas 6 orësh me simptoma të rënda në shtëpi dhe atje u është bërë serumi dhe vitaminat dhe më pas janë dërguar në banesë. Pasi gjendje a e tyre nuk është qetësuar i janë dërguar spitalit të Durrësit që ma pasi i ka referuar drejt QSUT-së në Tiranë.

Helm,imi i tyre ka ndodhur më 5 maj deri sa më 8 maj mbyllën sytë të tre anëtarët e familjes Haliti, edhe pse ato ndërruan jetë me diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetrit.

Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës tha për Report Tv se nuk ka pasur neglizhim nga ana e tyre dhe se kanë marrë mjekimin sipas protokollit, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë për 'mjekim të pakujdesshëm' janë dy mjekët e Manzës, Shyqyr Beqaj, 54 vjeç  dhe Jonuz Karaj, 60 vjeçar. I ngordhur në banesën e çiftit Haliti në Gjirin e Lalzit është gjetur edhe qeni i tyre.

Komento

Komente

  • drilon: 09/05/2021 14:38

    Cfar mjekesh idjot kane qene keta, akoma nuk i kane arestuar....???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?