Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar për ditëlindjen djalin e tij Kajan.
Veliaj ka postuar një foto ku ndodhet së bashku me djalin e tij Kajan, i cili sot feston 7 vjetorin e lindjes. Veliaj i kërkon ndjesë të birit që s’mundet ta përqafojë dot sot, pasi ndodhet në paraburgim.
“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”, shkruan kryebashkiaku në rrjetet sociale.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në burg që nga data 10 shkurt, pasi u arrestua me urdhër të GJKKO pas kërkesës së SPAK. Ai është nën akuzë për 5 vepra penale.
Komente
