Gjykata e Durrësit

I biri i dënuar për drogë në Itali, sekuestrohet vila e kushëririt të Altin Hajrit në Shijak

23 Qershor 2020, 11:01| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 11:03

  • Share

TIRANE-Me kërkesë të prokurorisë gjykata e Durrësit ka sekuestruar pronat e Isuf Hajrit në fshatin Pjezës të Shijakut, pasi dyshohet se janë vendosur me aktivitet kriminal.

Pasuria e sekuestruar është një vilë luksoze dy katëshe në fshatin Pjezës. Vila luksoze në emër të Isuf Hajrit dyshohet se është ngritur me para të fituara nga aktiviteti kriminal.

Isuf Hajri është babai i Fortuz Hajrit, i cili është dënuar nga gjykata italiane për trafik narkotikësh.  Në emër të Isuf Hajrit janë dhe disa parcela toke, por ato i ka përfituar me ligjin 7501 për tokën.

Isuf Hajri është kushëri i Altin Hajrit, i cili është në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janar të këtij viti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?